1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania për herë të katërt kampione

Gjermania feston fitoren e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Gjermania fiton për herë të katërt Kampionatin Botëror të Futbollit. Ekipi gjerman u ndesh në finalen që u zhvillua në Rio de Zhaneiro me Argjentinën. Golin e vetëm për gjermanët shënoi në minutën e 113 të kohës shtesë Mario Götze.

Rol i rëndësishëm i Joachim Löw

Gjermania konsiderohej që në fillim si një nga favoritët e këtij botërori. Skuadra e tanishme kombëtare është një projekt i nisur para disa vitesh dhe arriti më në fund të vjelë fryte. Rol të rëndësishëm për këtë ka dora e trajnerit Joachim Löw tha Hansi Flick, i cili pas përfundimit të Kampionatit Botëror do të bëhet drejtor sportiv në Federatën Gjermane të Futbollit.