1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania në finalen e Kampionatit Evropian pas ndeshjes me Turqinë

Mimoza Cika-Kelmendi26 Qershor 2008

Në Bazel të Zvicrës u ndeshën për herë të parë Gjermania me Turqinë në çerek finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit. Loja mes dy ekipeve të pampërkulshme u mbyll me rezultatin 3:2 në favor të Gjermanisë.

https://p.dw.com/p/ERBK
Fotografi: AP

Pas 22 minutash lojë Turqia shënoi golin e parë me anë të Uğur Boral, mirëpo gjermanët shumë shpejt u rikthyen. Ishte vetëm sulmi parë i vërtetë i gjermanëve dhe Bastian Schveinsteiger e çoi topin në rrjetë, duke e lënë avantazhin e turqve vetëm katër minuta (26').
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë. Edhe pse pas inkuadrimit të Fringsit pritej dominim i plotë i Gjermanisë, megjithatë turqit ishin ata të cilët dominonin me mbajtjen e topit në pjesën e dytë. Në minutën e 79' erdhi edhe goli i dytë për gjermanët me anë të Miroslav Kloses, pas një gabimi të portierit turk, Rustu. Dhe me pas janë turqit ata të cilët e mbajnë iniciativën duke shënuar në minutën e 86-të golin i barazimit, me anë të Semih Şentürk.

Euro 2008 Halbfinale Deutschland Türkei 3:2 für die deutsche Mannschaft durch Lahm
Fotografi: AP


Pas barazimit 2:2 në pjesën e dytë të ndeshjes falë golit të tretë të shënuar nga Lahm në minutën e fundit të kohës së rregullt Gjermania siguroi pjesëmarrjen në finale.


E pranishme në lojëne mbrëmshme ishte edhe kancelarja Angela Merkel, e cila përgëzoi ekipin kombëtar: "Dua të uroj veçanërisht ekipin tonë. Por duhet të them se turqit kanë bërë një lojë të mirë dhe për këtë dëshiroj po ashtu ti bëj një kompliment. Ne kemi fituar dhe për këtë jemi natyrisht të gëzuar". Ndërsa, Filip Lahm, i cili me golin tij fitues në minutën e fundit e çoi Gjermaninë në finale, i pyetur se ai shte kjo fitorja më e rëndësishmja në karrierën e tij, thotë: "Jo, por me siguri është më e bukura. Kur arrin në finale, kjo është gjithmonë bukur. Këtë ne nuk e arritëm gjatë kampionatit botëror. Sot kjo na bën neve të lumtur.



Festë në kampin gjerman dhe zhgënjim në atë turk, që gjithsesi del me kokën lart nga një turne ku niseshin favoritë dhe të gjithë mendonin se do të fitonin. Me fjalët më të mira u vlerësua skuadra e drejtuar nga Fatih Terim, që nuk u dorëzua deri në çastet e fundit, ndonëse luante ndaj tri herë kampionëve të Evropës me 9 mungesa.


Turqit ishin zemra e këtij Evropiani, një skuadër që dhuroi emocione në çdo ndeshje dhe që në fund u eleminuan, nga një gol i çasteve të fundit. Të enjten ndeshet Rusia me Spanjën, që do të përcaktojë finalisten e dytë për t´u përballur me Gjermaninë.