1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjermania nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me planin e shpëtimit për Greqinë

Në takimin përgatitor, që zhvilluan ministrat e jashtëm të BE-së zhvilluan për samitin, që mbahet në fundjavë Berlini përsëriti qëndrimin refuzues ndaj ndihmave për Greqinë. Tema ishin edhe Lindja e Mesme dhe Irani

default

E ngarkuara e BE-së për punët e jashtme, Catherine Ashton, në takimin e inistrave të Jashtëm

E ngarkuara e BE-së për punët e jashtme, Catherine Ashton, është kthyer nga udhëtimi i saj në Lindjen e Mesme. Vendimi i qeverisë izraelite për vazhdimin e ndërtimit të qindra banesave të tjera në pjesën lindore të Jeruzalemit, ka pamundësuar negociatat mes Izraelit dhe palestinezëve. Ashton ka kritikuar ashpër qendrimet izraelite. BE-ja kërkon prej të dyja palëve përmbajtje dhe fillimin sa më të shpejtë të negociatave të drejtpërdrejta. Ashton theksoi para ministrave se shpreson atë, që në këtë moment duket krejt joreale.

„Ne besojmë se negociatat brenda dy vitesh duhet të sjellin një marrëveshje për krijimin e një shtetit të pavarur, demokratik dhe të aftë për të mbijetuar të Palestinës, i cili do të jetonte në paqë dhe siguri me Izraelin dhe fqinjët tjerë.“

Unanimitet për Lindjen e Mesme, por jo për Greqinë

Haushaltsdebatte März 2010 Guido Westerwelle und Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel me ministrin e Jashtëm Guido Westerwelle

Komisioni do të donte, që presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të zonës së euros, në samitin e tyre në fundjavë (25.03) të bien dakord rreth një plani emergjent për Greqinë, në qoftë se vendi përfundimisht do të kërcënohej nga falimentimi. Me këtë plan janë dakord shumë vende, ndër të cilat janë edhe ato, që vetë kanë probleme të ngjashme financiare. Por jo edhe Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle mendon se Greqia dhe vendet tjera me probleme deficiti duhet të angazhohen vetë për përmirësimin e gjendjes.

"Filimisht Greqia duhet t'i kryejë obligimet e veta. Ne duhet ta dimë se ekzistojnë interesat edhe të taksapaguesve të tjerë. Ekzistojnë edhe interesat e taksapaguesve gjermanë, sepse ne gjithmonë jemi ata, që duhet të bartim pjesën më të madhe të obligimeve. Sot nuk shoh kurrfarë nevoje për vendime të tjera, sepse është marrë vendimi për deklarimin e solidaritetit përkatës.“

Gjermania dhe Franca në konflikt

Këtu duhet shtuar edhe grindja gjermano-franceze rreth bilancit pozitiv gjerman në tregti dhe përparësitë e Gjermanisë në konkurrencë. Ministrja franceze e Financave Christine Lagarde ka kërkuar prej Gjermanisë që të ndërmarrë diçka kundër kësaj disbalance. Ndërsa ministri i Jashtëm Bernard Kouchner tha se grindjet janë të tepruara.

London Großbritannien G20 Treffen Gipfel Finanzminster England, Frankreich

Ministrja franceze e financave Christine Lagarde dhe homologun e saj amerikan Tim Geithner majtas dhe atë britanik Alistair Darling

"Ato nuk kërcënojnë mirëkuptimin gjermano - francez. Mes nesh dhe miqve tanë gjermanë në fillim ekzistojnë gjithmonë, si të them, interpretime të vrazhdëta. Ndërsa në fund gjithmonë jemi dakord.“

Në samit do të dëshmohet, nëse Kouchner ka të drejtë. Disa diplomatë kanë frikë nga mundësia që në fund Gjermania të mbetet e izoluar. Ministrat e jashtëm në Bruksel kanë kritikuar ashpër Iranin, për shkak se ka penguar transmetimin e mediave të huaja si Deutsche Welle, BBC dhe Zërin e Amerikës. Prej autoriteteve iraniane ata kërkuan që të ndërpresë menjëherë pengimin e transmetimeve përmes satelitit dhe cenzurën e internetit. Më së shumti këto media janë penguar në kohën e festimeve të përvjetorit të revolucionit të Iranit më 11 shkurt.

Autor: Christoph Hasselbach/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 23.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MZml
  • Data 23.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MZml