1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania nuk do ta lërë kurrë vetëm Izraelin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbajti dje një fjalim në parlamentin izraelit. Ajo vuri theksin e saj në marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Gjermanisë dhe Izraelit.

default

Merkel flet para parlamentit izraelit

Të dy vendet janë të lidhura përmes historisë, tha Merkel në Jeruzalem. Kujtimi për vrasjet e hebrenjve duhet të mbahet gjallë. Fjalimi i kancelares gjermane ishte i pari i një kryeministri të huaj që u mbajt në parlamentin izraelit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e filloi fjalimin e saj në hebraisht qëndronte përkrah kryetares së knesetit Dalia Itzik. E përmbajtur, serioze, në kostum të zi dëgjonte himnin kombëtar izraelit për të cilin në këmbë ishin ngritur të gjithë deputetët, presidenti Peres dhe mbi 800 mysafirët e pranishëm në sallën plenare: Merkel: 'Ju falendëroj që më lejuat të flas këtu në këtë ndërtesë të mrekullueshme. Ky është një nder i madh për mua'.

Pak para fillimit të fjalimit disa parlamentarë izraelitë sqaruan përse nuk duan të dëgjojnë që në kneset të flitet në gjuhën gjermane. Kancelarja nga ana e saj theksoi se Gjermania dhe Izraeli për gjithnjë do të mbeten të lidhura përmes një mënyre të veçantë - kujtimit të Holokaustit. Merkel: 'Shoah - holokausti na mbulon ne gjermanëve me turp. Unë përkulem para viktimave. Unë përkulem para të mbijetuarve dhe para të gjithë atyre që ndihmuan ata të mbijetojnë'.

Programi bërthamor iranian - rrezik për paqen

Antisemitizmi, racizmi dhe armiqësia ndaj të huajve nuk guxojnë kurrë më që të gjejnë vend në Gjermani dhe në Evropë. Disa herë në fjalimin e saj Merkel ka përmendur Iranin dhe programin e tij bërthamor: Kërcënimet e presidentit iranian ndaj Izraelit dhe popullit hebre janë shqetësuese, tha ajo. Ajo e cilësoi programim bërthamor iranian rrezik për paqën dhe sigurinë. Nëse Irani do të arrinte të posedoj bombë atomike atëherë pasojat do të ishin katastrofike, tha Merkel.

Duhet të gjendet një zgjidhje diplomatike dhe nëse Irani nuk lëshon pe atëherë Gjermania do të angazhohet për sanksione të mëtejshme. Sipas Merkelit marrëdhëniet gjermano-izraelite janë të shkëlqyeshme dhe ato do të thellohen edhe më tej.

Gjermania nuk do ta lë kurrë vetëm Izraelin, tha Merkel dhe në gjuhën hebreje e uroi atë për 60-vjetorin e themelimit: Largimi i kancelares gjermane nga foltorja e knesetit është shoqëruar me duartrokitje. Të gjithë deputetët u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën atë.

  • Data 19.03.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRCR
  • Data 19.03.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRCR