1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjermania nuk është më në qendër të vëmendjes së Obamës!

Që kur Barak Obama është president i SHBA-ve në Gjermani debatohet për një marrëdhënie të trazuar me kancelaren gjermane. Në fakt marrëdhënia e tyre është miqësore, por jo shumë e thellë.

Qëndrimi i gjermanëve ndaj politikës amerikane është ambivalent. Nga njëra anë shumë gjëra shihen me sy kritik, dhe jo vetëm që prej Guantanamos. Nga ana tjetër, regjistrohet me kujdes, vëmendja që vjen nga Uashingtoni. Dhe që prej hyrjes së Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë vëzhguesit kritikojnë në mënyrë të përsëritur se vlerësimi mund të kishte qenë më i madh. Pyetja është se ku mbështetet ky vlerësim.

Evident është kontrasti me paraardhësin e Obamës Xhorxh W. Bush. Një foto si ajo, kur Bushi i fërkonte Merkelit supet, nuk ka patur kurrë me Obamën. Pavarësisht nga fakti, që për Merkelin kjo përkujdesje intime nuk ka qenë aq e këndshme, afërsia ka pasur arsyet e veta. Nga njëra anë konservatori amerikan u impresionua nga biografia e gruas, që u rrit nën komunizëm dhe shfrytëzoi lirinë e fituar, për t'u ngjitur fare lart. Nga ana tjetër Merkel ishte pasuese e Gerhard Schrëderit, i cili e kishte kritikuar ashpër luftën e Bushit në Irak.

A ka qenë Obama i zemëruar me Merkelin?

Presidenca e Obamës kishte një histori paraprake disi ndryshme në lidhje me Gjermaninë. Si kandidat për Shtëpinë e Bardhë ai donte të mbante një fjalim në Berlin, me të cilin ai dëshironte të shkëlqente në fushatën zgjedhore. Stafi i tij synonte që fjalimi të mbahej para portës simbolike të Brandenburgut. Por Obamës iu caktua një vend në kolonën e fitores, nga e cila porta e Brandenburgut mund të shihet vetëm në distancë. Këtë Obama e ka marrë personalisht, kështu thuhet që atëherë. Në fakt Obama pati në Berlin një performancë shumë të suksesshme, që pati efekt të plotë në SHBA.

Angela Merkel dhe Barack Obama

Angela Merkel dhe Barack Obama

Pas zgjedhjes së Obamës Merkel u përpoq menjëherë të krijojë një marrëdhënie të mirë. Dhe Obama pas një gjysëm viti në detyrë erdhi në Gjermani në qershor 2009. Në qendër të udhëtimit ishte një vizitë në qendrën përkujtimore të kampit të përqëndrimit Buhenvald, në çlirimin e të cilit nga nazistët në vitin 1945, kishte marrë pjesë edhe një xhaxha i nënës së Obamës. Përveç kësaj presidenti vizitoi kryeqytetin e Saksonisë, Drezdenin, dhe spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl. Gjatë këtij qëndrimi ka patur mjaft mundësi që Obama dhe Merkel të njiheshin më mirë me njëri-tjetrin. Obama e quajti Merkelin pastaj mike dhe vlerësoi "analizën e saj inteligjente dhe mënyrën e qartë të shprehjes."

Shumë takime, vetëm jo vizitë shtetërore

Pak më parë Obama kishte qenë në samitin e NATO-s në tokën gjermane, konkretisht në Baden-Baden. Samite të tilla, qoftë nga NATO, G8, apo forume të tjera, i udhëhoqën të dy shpesh së bashku. Pavarësisht nga kjo Merkel ka qenë disa herë edhe në Uashington. Merkelit iu dhanë menjëherë dy nderime, që u jepen vetëm pak kryetarëve shtetesh. Obama e nderoi atë në qershor 2011 me medaljen e lirisë, nderimin më të lartë civil të Shteteve të Bashkuara. Dhe ai i dha të për një darkë shtetërore në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Washington Post shkroi atëherë: "Tani është Angela dhe Barak" - të dy që atëherë i flasin njëri-tjetrit me emër.

Kancelarja Merkel nderohet me Medaljen e Lirisë. Qershor 2011

Kancelarja Merkel nderohet me "Medaljen e Lirisë". Qershor 2011

Në prag të kësaj ngjarjeje prestigjioze, ka patur megjithatë mundësira për parashikime negative. Obama shfrytëzoi samitin e G8 në Deauville në bregdetin francez të Atlantikut për të bërë një vizitë në Irlandë, në Britaninë e Madhe, ku ai foli para Parlamentit, dhe në fund në Poloni. Gjermaninë ai e pa vetëm nga lart, kështu u regjistrua në mënyrë kritike, fakti që Gjermania kishte abstenuar në votimin në Këshillin e Sigurimit për ndihmën ushtarake ndaj rebelëve në Libi. Në fakt, udhëtimi i Obamës qe planifikuar shumë kohë para votimit të OKB-së, dhe një vizitë në Berlin nuk ishte paraparë, sepse gjithsesi do të takoheshin menjëherë më pas në Uashington.

Gjermania nuk është më në fokus

Obama në Berlin 2008

Obama në Berlin 2008

Mbetet fakt se presidenti Obama nuk ka qenë kurrë për vizitë zyrtare në kryeqytetin gjerman.Gjermania nuk është më aq në qendër të vëmendjes të Amerikës si në kohët e konfrontimit lindje-perëndim dhe pastaj në euforinë e kapërcimit të ndarjes. Por në shumë fusha punohet së bashku në mënyrë efektive dhe më së shumti në heshtje, qoftë në Afganistan, në politikën në Lindjen e Mesme. Ku ka interesa të ndryshme, si për pranimin e Turqisë në BE, ato merren në konsideratë. Dhe kur ka dallime, si në disa çështje tregtare, bëhen përpjekje për t'i zgjidhur në mënyrë konstruktive.

Në debatin televiziv për politikën e jashtme të Obamës me sfidantin e tij, Mitt Romney, më 22 tetor jo vetëm Gjermania, por edhe Evropa, nuk ka luajtur pothuajse asnjë rol, as në mes të kontrahentëve dhe as në pyetjet, që u bënë nga publiku. Tema të tjera janë për amerikanët më emocionuese. Sikur Obama të marrë një mandat të dytë, ai do të vizitojë zyrtarisht Berlinin, këtë ai ia ka premtuar Merkelit vitin e kaluar.