1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania në kërkim të rrugëdaljes nga kriza e refugjatëve

770.000 kërkesa azili të patrajtuara presin në sirtarët e autoriteteve gjermane të azilit. Si do të ulet ky mal kërkesash? Zyra Federale për Migracionin e Refugjatët ka një plan ambicioz për të përshpejtuar procesin.

Deutschland Bundesamt für Migration und Flüchtlinge in Nürnberg

Zyra Federale për Migracionin e Refugjatët, BAMF, Nuremberg

Mund të shihet shprehje e qartë e krizës së refugjatëve në Gjermani, kur çdo refugjat që duhet të shtrojë kërkesën për azil, e ka nganjëherë të pamundur këtë, e tjetra, kur ai duhet të presë shumë gjatë për vendimin. Që tani radha kap shifrat e qindra-mijë vetëve. Kriza e refugjatëve është pra edhe një problem burokratik. Në radhë janë tani 770.000 kërkesa zili, vlerëson drejtuesi i Zyrës Federale për Migracionin dhe Azilin (BAMF), Frank-Jürgen Weise. Këtu bëjnë pjesë 370.000 persona, rasti i të cilëve nuk është vendosur ende, si edhe rastet e 300.000 deri në 400.000 refugjatëve, të cilët ndodhen në vend, por nuk janë regjistruar ende. Një shifër e saktë vetëm mund të merret me mend, sepse ka refugjatë që janë regjistruar disa herë, të tjerë që nuk ndodhen më në vend, apo që ende nuk janë futur në sistem. Kësaj gjendjeje i duhet dhënë fund shpejt, kërkon Weise.

Deutschland CSU Klausurtagung Frank-Jürgen Weise

Kreu i Zyrës Federale për Migracionin e Refugjatët, Frank-Jürgen Weise

Më shumë personel

Deri në mesin e këtij viti personeli i Zyrës Federale do të dyfishohet. Në fundin e 2015-s ishin 3.500 vetë, në mesin e 2016-s Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët do të numëroj 6.300 vende pune, shto këtu edhe 1000 punonjës ndihmës nga autoritetet e tjera. Rëndësi kanë të ashtuquajturit “marrësit e vendimeve”, ata që vendosin se kush mund të qëndrojë në Gjermani. Nëse në vitin 2015 kishte 360 persona me kompetencë vendimi, në fund të 2016-s priten 1700 persona të tillë. Kështu edhe numri i vendimeve për azilin u rrit nga 600 në 2000 në ditë në fundin e vitit të kaluar. Me këto kapacitete pritet të përpunohen të 1,1 deri në 1,2 milionë kërkesat e azilit. Por llogaritjet BAMF i bën duke menduar se 500.000 persona do të hyjnë në vitin 2016 në Gjermani. Nëse kjo llogari nuk del e numri i refugjatëve është më i lartë atëherë plani nuk funksionon, kështu që qeveria federale ose duhet të japë më shumë fonde për personelin ose do të kemi një mal të ri me “kërkesa të vjetra”, mendon drejtuesi i këtij institucioni, Frank-Jürgen Weise.

Ndryshime të tjera me efekt lehtësues

Krahas shtimit të personelit parashikohen ndryshime edhe në procedurën e azilit. Nga kufiri refugjatët do të dërgohen drejt e në në qendrat e mbërritjes. Çdo land i federatës do të ketë së paku 1 qendër të tillë, në të gjithë vendin do të ngrihen 20 qendra. Të dhënat e personit do të futen në një regjistër qendror kompjuterik. Policia federale njëkohësisht do të kontrollojë nëse personi në fjalë është i padënuar dhe nëse dokumentet e tij janë të rregullta. Po ashtu do të bëhen kontrolle shëndetësore. Kur kjo procedurë përfundon me sukses refugjti merr “një dokument mbërritjeje”. Vetëm me një dokument të tillë ai mund të marrë asistencën sociale, kujdesin shëndetësor apo ndihma të tjera. Në këtë qendër bëhet gati edhe kërkesa për azil.

Sa kohë do të qëndrojë dikush në qendrën e mbërritjes varet nga vendi i origjinës. Për kërkesat e refugjatëve me perspektivë qëndrimi do të vendoset brenda 48 orësh. Këta mund të shpërndahen më pas në komuna. Nëse kërkesa për azil ka pak shanse të njihet, sepse azilkërkuesi vjen për shembull nga Shqipëria, pra një vend i sigurtë origjine, ai dërgohet në një “zonë pritjeje” dhe do të qëndrojë aty aq gjatë, derisa të jetë marrë vendimi përfundimtar për kërkesën e tij. Nga këtu ai do të kthehet më pas në vendin e tij. E njëjta gjë vlen edhe për ata që njihen si rastet e “Dublinit”. Deri në dërgimin në një vend të tjetër të BE-së, azilkërkuesi do të qëndrojë në “zonën e pritjes”.

Vendim brenda 48 orësh

Procedura e re është testuar në disa qytete dhe do të shtrihet në të gjithë Gjermaninë. Për muaj të tërë politika gjermane është grindur se si do të mund të lehtësojë sistemin e mbingarkuar. Megjithatë procedura e re ka disa pikëpyetje, si për shembull parimi i qartë për “zonat e pritjes” - a janë ato “zona arresti? Edhe procedura e azilit modernizohet. Për shembull nuk është më e nevojshme që të jetë prezent një përkthyes, sepse ata do të merren në videokonferenca. Po ashtu e re është edhe përgatitja e një biografie në kohën e shtrimit të kërkesës për azil, e cila dërgohet drejt e në zyrën e punës të lokalitetit. Këtu duket mandati i dyfishtë i Frank-Jürgen Weise që drejton jo vetëm BAMF, por dhe Zyrën Federale të Punës. Kërkesa e qeverisë ishte ndërlidhja e dy institucioneve, me qëllim që refugjatët të integrohen sa më shpjet në tregun e punës.

Në rast se të gjitha këto hapa do të funksionojnë ashtu si duhet, atëherë kërkesat e azilit do të trajtohen shumë më shpejt se tani. Kështu rastet tejet të qarta si nga Siria apo Shqipëria do të përpunohen brenda pak ditësh. Të tjerët do të presin 3 ose 5 muaj.