1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Gjermania mundi Rusinë dhe u kualifikua për Botërorin 2010

Kombëtarja gjermane siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Me fitoren 1:0 në Moskë, Gjermania siguroi vendin e parë në grupin e saj

Majtas traineri gjerman, Joachim Loew dhe djathtas traineri i kombëtares ruse, Guus Hiddink

Gëzim i madh i lojtarëve

Qëllimi kryesor u arrit: u sigurua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të futbollit në Afrikën e Jugut. Ekipi i trainerit Joachim Löw mundi Rusinë me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Miroslav Klose dhe në grupin e katërt, një ndeshje para përfundimit të garave, siguroi vendin e parë. Klose sikur dhe i gjithë ekipi ishte i kënaqur. "Si gjithmonë edhe kësaj radhe në ndeshjen kundër Rusisë ishim nën prersion. Por besoj se këtë situatë e kemi zgjidhur mirë dhe kemi lujtuar një lojë shumë të mirë. Ne ishim agresiv në mbrojtje ndërsa përpara e shfrytëzuam shansin vendimtar", theksoi Klose.

Miroslav Klose pas shënimit të golit të vetëm në ndeshje

Miroslav Klose pas shënimit të golit të vetëm në ndeshje

Gjermania megjithatë pati fat, sepse skuadra ruse kishte disa shansa shumë të mira për gol. Ndërkohë që debitanti Jerome Boateng, për shkak të dy ndëshkimeve me të verdhë, u largua nga loja 20 minuta para përfundimit të saj. Para 75.000 shikuesve në parkun Lushniki, përveç Kloses i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 35 të ndeshjes, pas një kombinimi shumë të mirë të Lukas Podolskit dhe Mesut Özilit, më i merituari për fitoren ishte portieri Rene Adler. Në mënyrë të shkëlqyer ai mbrojti në pjesën e dytë disa gjuajtje të rusëve. „Kam qenë shumë mirë i përgatitur dhe jam përqendruar tërë javën për këtë ndeshje. I tërë ekipi ishte i fokusuar, sepse kemi dashur që gjarat t'i sqarojmë këtu në Moskë dhe ta sigurojmë biletën për në Afrikën e Jugut. Jam shumë i lumtur dhe mund të them se kjo ishte ndeshja më emocionale në karrierën time", theksoi Adler.

Me fitoren 1:0 në Moskë, Gjermania siguroi vendin e parë në grupin e

Me fitoren 1:0 në Moskë, Gjermania siguroi vendin e parë në grupin e saj

Një lojë shumë të mirë tregoi edhe mbrojtësi i majtë, Philipp Lahm, në veçanti pas largimit të Boatengut, kur mbrojtja ishte në një provim shumë të vështirë. Ndërsa për strukturën e mirë të lojës gjermane kujdesej kapiteni Michael Ballack, që nuk ishte aspak lehtë në fushën me bari artificial. Në ndeshjen e tij të 96-të për kombëtaren, Ballack përjetoi një lëndim të lehtë në pjesën e parë. Megjithatë shtrëngoi dhëmbët dhe vazhdoi lojën. "Kemi dëshmuar nerva të forta dhe kemi besuar në fitore. Prej fillimit kemi luajtur një lojë të disciplinuar dhe kemi sulmuar kundërhstarin. Mendoj se fituam me meritë", theksoi kapiteni.

Pamje nga ndeshja në Moskë

Trajnerët Löw dhe Hiddink

Lavdata për angazhim të jashtëzakonshëm meritojnë edhe Mesut Özil, Bastian Bastian Schweinsteiger, Heiko Westermann, Simon Rofles dhe të gjithë lojtarët, të cilët edhe me një lojtar më pak në 20 minutat e fundit, ia dolën ta ruajnë epërsinë. Trainerit Joachim Löw tha se tërë javën ishte i bindur se do të fitojnë. "Ekipi ishte i përqëndruar mirë dhe i bindur se duhet të luajë për fitore. Ekipit para lojës i kemi thënë se e kemi dorën mbi biletën për në Afrikën e Jugut dhe vet mund të vendosim nëse do të udhëtojmë apo jo. Lojtarët kanë bërë një lojë shumë të mirë dhe me meritë u kualifikuam për këtë kampionat", theksoi Löw, i cili të mërkurën në lojën kundër Finlandës, mund t'ua jap shansin edhe lojtarëve të tjerë me më pak përvojë.

Autor: Calle Kops / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti