1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130109 Koalition Konjunkturpaket

Frank-Christian Starke 13 Janar 2009

Pasojat e krizës financiare ende nuk mund të vlerësohen deri në fund, por Gjermania sikundër edhe vende të tjera, është e vendosur të mbështesë ekonominë dhe të evitojë më të keqen.

https://p.dw.com/p/GXBI
Pamje simbolike e krizës ekonomike që ka prekur edhe GjermaninëFotografi: dpa

Të hënën në mbrëmje u miratua në Berlin paketa e dytë ekonomike. Miratimi në Bundestag është i sigurt, por paketa duhet të miratohet edhe prej disa landeve në Këshillin Federal. Paketa ekonomike do të kapë shifrën prej rreth 50 milionë eurosh. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë në programet për investime: 18 miliardë euro do të investohen për përmirësimin e rrjetit të telekomunikacionit, për të shtuar kabllo të reja. Fonde do të jepen edhe për meremetimin e shkollave fillore dhe të larta, me qëllim nxitjen dhe përmirësimin e kushteve mësimore, që konsiderohet si një prej investimeve më të rëndësishme për të ardhmen.

Mirëpo edhe qytetarët përfshihen në këtë paketë: Shteti heq dorë nga 9 miliardë euro të adhura tatimore, sepse janë parashikuar lehtësime fiskale. Këtu hyjnë zbritja nga tatimet e kontributeve për sigurimin shëndetësor, sepse do të rritet pjesëmarrja e shtetit në këto shuma nga 0,6 %, në gjithsej 14,9 %. Kjo do të thotë se edhe punëdhënësit do të paguajnë më pak për sigurimet shëndetësore të punëtorëve të tyre.

Kabinett tagt zur Rentenreform, Rentenklausur
Kabineti qeveritarFotografi: AP

Lehtësime për qytetarët

Me paketën e dytë ekonomike është parashikuar edhe një bonus i veçantë për fëmijët: Për secilin fëmijë shteti do të ndajë 100 euro. Qëllimi është nxitja e konsumit, ndërkohë që lehtësime do të ketë edhe për blerësit e makinave. Më konkretisht: Lehtësimet vlejnë për ata njerëz, të cilët e ndërrojnë makinën e tyre, më së paku nëntë vjet e vjetër, me një veturë të re. Këto masa janë parashikuar për të lehtësuar pozitën aktualisht të vështirë të industrisë së automjeteve dhe për të ruajtur vendet e punës në këtë industri.

Shefi i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat, Volker Kauder, shprehet i kënaqur me masat më të reja: "Programi në përgjithësi synon punësimin dhe stabilitetin në vendin tonë, sepse e dimë se kjo do t'ia vlejë. Në kuadër të këtyre masave për punësim dhe stabilitet, ne duhet të kujdesemi edhe për mënyrën e kthimit të borxheve."

Verhandlungen über Konjunkturpaket
Volker KauderFotografi: picture-alliance/ dpa

Koalicioni ka hapur rrugën edhe për ndihmën e sipërmarrjeve. Fjala është për programe për kredi, e jo siç është diskutuar së fundi, për futjen e shtetit në sipërmarrjet e dobësuara.