1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania mbështet Shqipërinë me 90 milionë euro të tjera për periudhën 2008 - 2009

Tri fushat prioritare të mbështetjes gjermane: furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimet e menaxhimi i mbetjeve të ngurta, energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik.

Struktura të ndihmës gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim

Struktura të ndihmës gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, energjitika dhe zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë - janë tri fushat prioritare ku do të fokusohet mbështetja e Gjermanisë. Ky ishte rezultati i bisedimeve ndërqeveritare që u finalizuan të martën në mbrëmje në Tiranë me nënshkrimin e protokollit përkatës.

Mbështetja do të jetë në formën e kredive me interesa të ulta, ose në formën e subvensionit. Tri fushat prioritare të mbështetjes janë: furnizimi me ujë të pijshëm (kanalizimet e menaxhimi i mbetjeve të ngurta), energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik.

Duke informuar mbi strukturën e ndihmës gjermane për Shqipërinë në periudhën 2008-2009, përfaqësuesi i delegacionit qeveritar gjerman, dr. Leo Kreuz deklaroi se rreth 86 milion euro nga ky fond do të jenë në aspektin e bashkëpunimit financiar dhe pjesa tjetër për aspektin e kooperimit teknik.

"Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të mbështesim si një prioritet të rëndësishëm rrugën e Shqipërisë për në integrimin europian. Ky bashkëpunim do të ishte i sukseshëm vetëm nëse do të kishim partnerë kompetentë nga pala shqiptare dhe bisedimet që kemi zhvilluar në Tiranë treguan për garanci në rrugën tonë", u shpreh gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Protokollit të bisedimeve, dr Kreuz, përfaqësues i qeverisë gjermane.

Duke bërë bilancin e bashkëpunimit 20-vjeçar për zhvillim mes dy vendeve Gjermania ka akorduar në kuadër të programeve dy a shumë palëshe një fond mbështetës prej më shumë se 700 milion euro. Për frymë të popullatës Shqipëria është vendi i parë në botë për ndihmën që ka përfituar nga Gjermania. Nga bashkëpunimi mes dy vendeve janë aplikuar projekte të rëndësishme në fushën energjitike, arsimit, infrastrukturës, bujqësi e ushqim, sektorin bankar etj. Duke shtuar dhe paketën e re prej 90 milion eurosh që janë vënë në dispozicion deri në vitin tjetër, atëhere fatura shkon në rreth 800 milion euro.

  • Data 08.10.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FW9t
  • Data 08.10.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FW9t