1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania mbështet reformat në Maqedoni

Sekretari i shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjermane, Michael Roth zhvilloi një vizitë në Shkup, ku u takua me politikanët drejtues.

Është koha që BE t'i ndihmojë Maqedonisë për futjen në familjen evropiane, ju po bëni gjithçka që mundet, ndërkaq tani radha është e jona që ta japim kontributin tonë. Këtij vendi i duhen reforma dhe pajtim. Hapat e para të qeverisë janë në drejtimin e duhur, por është e nevojshme edhe opozita të përfshihet në procesin e zbatimit të tyre me qëllim që të përparojë në rrugën e eurointegrimeve për çka e keni mbështetjen e Gjermanisë, porositi sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Diplomati gjerman Michael Roth ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për hapat e kryministrit dhe të qeverisë së re të Maqedonisë, në muajin e parë të formimit. Është vlerësuar se janë bërë lëvizje të dukshme pozitive që paralajmërojnë rezultate në proceset eurointegruese. "Ky shtet nuk ka nevojë për asgjë më shumë se sa reformat. Qeveria ka vendosur program serioz për reforma. Unë vetëm mund të dëshiroj që ato hapa konkretisht të realizohen. Është e rëndësishme që reformat të zbatohen në interes të shtetit dhe popullit të tij, sepse ardhmëria e Maqedonisë është në BE. Në vitet e fundit është humbur shumë besim, ndërsa tani duhet që ky besim të rikthehet”, u shpreh Roth.

Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos anëtarsimit në BE  dhe NATO. Hapat e para të qeverisë janë premtuese se po shkojnë në drejtimin e duhur, tha Roth, por sipas tij edhe opozita duhet që të kyçet në procesin e zbatimit të reformave me qëllim që Maqedonia të përparojë në rrugën euroatlantike. Gjermania është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë në këtë aspekt.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Roth theksoi, se nëse jepen rezultate në lidhje me reformat e kërkuara, si dhe në lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve me fqinjët, atëherë Gjermania do të jetë më e obliguar të japë nga ana e saj. "Qeveria e re vendosi shumë masa, të cilat duhet të krijojnë sërish besim mes të tjerash edhe me Greqinë por edhe me  Bullgarinë. Mendoj se ky është pikërisht drejtimi i saktë. Kjo kohë e gjatë ishte e nevojshme. Jam i sigurt se qeveria e Maqedonisë edhe më tej do të punojë në uljen e tensioneve dhe në ndërtimin e besimit. Nëse shtrihet dora për dialog edhe unë pres nga pala tjetër që ata partnerë ta pranojnë dorën e shtrirë. Unë e respektoj se edhe këtu edhe në Greqi ka emocione, por duhet të lemë që historia të mbetet histori dhe të shkojmë drejt një të ardhmeje të përbashkët, dhe Gjermania është e përgaditur të japë mbështetje në këtë drejtim”, thotë Michael Roth. 

Osmani: Kemi përkrahje të fortë nga Gjermania 

Diplomati gjerman Michael  Roth është u edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Në këtë takim zv/kryeministri  Osmani i bëri atij të njohur Planin 3-6-9, i cili  përmban reformat urgjente prioritare të qeverisë, që do të zbatohen në periudhën e ardhshme. Osmani theksoi që zbatimi i reformave dhe bashkëpunim rajonal për integrim në BE janë dy trajektore paralele në të cilën po ecën puna e qeverisë se re. "Gjermania është mbështetës i fortë i politikës së zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila tregoi inicimin e Procesit të Berlinit, përkushtuar lidhshmërisë, marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit Evropian, e cila u  konfirmua në Samitet e fundit në Vjenë dhe Paris e që do të vazhdojë edhe me samitin në Trieste këtë javë," thekson zëvendëskryeministri  Bujar Osmani.