1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjermania mbështet Libinë në rindërtimin e saj - Westerwelle në Tripoli

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle viziton Libinë dhe Tunizinë. Ai premton mbështetjen e Gjermanisë në rindërtimin e Libisë

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle

Në aeroportin e Tripolit ai u prit nga zevëndësministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme, Mohamed Abdul Asis. Kjo është vizita e parë e Westewelles në Tripoli qysh prej vdekjes së ish pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi në tetor të 2011. Në kryeqytetin libian ai do të takohet me përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme. Gjermania e ka njohur si përfaqsues legjitim të popullit Këshillin e përkohshëm kombëtar të kryengritësve qysh para rrëzimit të diktatorit Gaddafi, i cili ishte për një kohë të gjatë në pushtet.  

Wetserwelle i ka premtuar mbështetje të mëtejshme  Libisë për rindërtimin e vendit pas luftës civile. "Gjermania është në anën e Libisë së re si vend mik dhe patner", tha diplomati liberal para udhëtimit të tij  nga Algjeria për në kryeqytetin libian Tripoli."Unë kam qenë në verë në Bengazi dhe kam zhvilluar aty bisedime. Ata e vlerësojnë ofertën e Gjermanisë në mbështetjen e një patneriteti për transformim dhe natyrisht që Libia është shumë e interesuar të bashkëpunojë me ekonominë gjermane".

Westerwelle gjatë mbërritjes në Libi

Westerwelle gjatë mbërritjes në Libi

Westerwelle përmendi edhe ndihmën në fushën mjeksore ku në spitalet gjermane janë trajtuar muajve të fundit më shumë se 1000 të plagosur."Gjermania do ta mbështesë Libinë e re. Ne duam ta ndihmojmë Libinë që të ketë sukses vërtet në zhvillimin e demokracisë në një shoqëri pluraliste".

Këtë të dielë Westerwelle qëndron edhe në Tunizi, ku një vit më parë e pati zanafillën e ashtuquajtura, Pranvera Arabe.  

Autor: dpa/kelmendi

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora