1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania mbështet arsimin profesional në Kosovë

Një marrëveshje gjermano-kosovare në fushën e arsimit dhe të aftësimit profesional do të ndikojë që Kosova të ketë kuadro ekuivalente me ato të shteteve të Bashkimit Evropian.

default

Shkolla e Mesme Teknike në Deçan, komunë në perëndim të Kosovës, është ndër shkollat më të suksesshme nga të 62 shkollat profesionale në Republikën e Kosovës. Aktualisht me 868 nxënës të cilët përcjellin mësimet në: informatikë, telekomunikacion, instalim ujësjellësi, automekanikë, turizëm, zdrukthtari, kontabilitet, tregti si dhe në banka dhe sigurime, suksesin e saj e dëshmon pothuaj çdo vit radhitja e saj në vendin e parë në Provimin e Maturës. Dhe kjo, falë kushteve të punës dhe përkushtimit të stafit, thotë drejtori i kësaj shkolle Zenel Kasumaj. “ Falë bashkëpunimit të mirë me institucione vendore dhe organizatat ndërkombtare, ne kemi siguruar paisje të shumta kabirnetike të cilat na kanë mundesuar të kemi rezutate shume të mira në procesin edukativo - arsimor dhe në aftësimin profesional apo në arsimin joformal. Këtu do të doja të përmend mbështetjen e shtetit gjerman në trajnimin e kuadrit arsimor si dhe në sigurimin e paisjeve në kabinetin e automekanikëve, që është një ndihmë e madhe”, thotë drejtori Kasumaj.

Suksesi në shkollat profesionale - i garantuar

Endrit Kukalaj është vetëm njëri nga nxënësit e dalluar i cili nga kjo shkollë do të dalë si profesionist. I orientuar në profilin e informatikës, ai në garat komunale në matematikë ka zënë vendin e parë ndërsa në Olimpiaden e Matematikës në nivel republike është radhitur në dhjetëshen e parë.“Kjo është meritë e stafit arsimor që është tejet i përkushtuar dhe që bën gjithçka që t'na përgatisë profesionalisht. Por, shtytje e madhe janë edhe kushtet adekuate nëpër kabinete, meqënse ato që mësojmë në teori i demonstrojmë në praktikë. Prandaj, ne ju jemi mirënjohës institucioneve tona dhe donatorëve, me theks të veçantë Gjermanisë e cila ka dhënë shumë për arsimin profesional në Kosovës”, thotë Endriti.

Shkolla të suksesshme profesionale ka edhe në Pejë, në Gjilan, në Prizren, në Prishtinë, ndërsa prijnë shkollat bujqësore, në të cilat DANIDA e Danimarkës ka ndihmuar shumë në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore në 5 prej 15 shkollave mikse bujqësore, thotë për DW-në Ragip Gjoshi, këshilltar politik për çështje të arsimit profesional në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në qeverinë e Kosovës.

Mbështejte teorike dhe praktike nga Gjermania

Berufsschule in Decani, Kosovo

Nxënës që frekuentojnën shkollën e mesme teknike në Deçan të Kosovës

 Marrëveshja për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë e nënshkruar nga ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji i Kosovës, Ramë Buja dhe nga senatori gjerman i shtetit për Shkolla, Arsim dhe Aftësim profesiona,Ties Rabe në Hamburg, do të bëjë që roli i Gjermanisë në këtë fushë të shumëfishohet. Këshilltari Gjoshi shpejgon për DW-në se: „Në bazë të marrëveshjes, ministria e këtij landi përmes GIZ synon të mbështesë projektin e arsimit dhe aftësimit profesional për konceptimin e ndërtimit të dy qendrave të kompetencës si dhe për themelimin e agjencioneve të arsimit dhe të aftësimit profesional. Dhe jemi të bindur se brënda këtij viti do të mundësojmë themelimin e Agjencionit të Arsimit dhe të Aftësimit Profesional i cili do të jetë në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të shkollave të aftësimit dhe arsimit profesional”.

62 shkolla të aftësimit profesional me mbi 60 mijë nxënës

Në Republikën e Kosovës janë mbi 60 mijë nxënës të përfshirë në arsimin profesional të cilët mësojnë në 62 shkolla profesionale: 4 prej tyre të Qendrës së Kompetencës me 14 milionë euro të investuara nga qeveria norvegjeze dhe ajo e Luksemburgut. Ndërsa, mbështetja gjermane për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre kapaciteteve, sipas këshilltarit Gjoshi, do të orientohet në zhvillimin dhe përshtatjen e udhëzimeve administrative, në filozofinë e menaxhimit dhe të konceptit të komunikimit, në menaxhimin e bordeve dhe të raporteve, në menaxhimin e investimeve, në zhvillimin e planeve ekonomike dhe të biznesit, zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese dhe udhëheqëse të shkollave, në sqarimin e përgjegjësive ndërmjet agjencionit, ministrisë dhe komunave, etj.

Zvogëlim i papunësisë dhe kuadro ekuivalente me ato të BE-së


 

Berufsschule in Decani, Kosovo

Nxënës që frekuentojnën shkollën e mesme teknike në Deçan të Kosovës

Një koncept i tillë do të ndihmojë në avancimin e fushës së arsimit profesional, por gjithsesi edhe në thithjen e donacioneve që janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë sferë të arsimit, mendon z.Gjoshi.

"Agjencioni do t´jetë një kupolë e arsimit, nën menaxhimin e të cilit do të futen edhe çështja e avancimit të mësimdhënësve, të shkollave, çështja e hartimit të standardeve dhe profesionit, çështja e kurrikulave dhe teksteve mësimorë si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me IPA-n dhe programe të tjera të shteteve të BE-se“ , thotë z.Gjoshi, i cili beson se kuadrot e përgatitura në këto shkolla do t´jenë ekuivalente me ato të shteteve të BE-së. “ Jam i bindur se refleksioni do t´jetë shumë më i madh në zbutjen e papunësisë së rinisë sonë numerike dhe të mrekullueshme, të cilët janë të interesuar të mësojnë edhe gjuhë të tjera që të integrohen, të punësohen dhe të ndikojnë që Kosova të ecë me hapa të sigurtë përpara“.

Gjermania është ndër donatorët kryesorë në sferën e arsimit profesional dhe mbetet pikë referimi dhe model i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj fushe të arsimit në Kosovë.