1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle në Tiranë kundërshton qartë retorikën e ashpër nacionaliste

Srecko Mattic 22 Shkurt 2013

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle viziton Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vizita zhvillohet nën hijen e shkarjeve nacionaliste dhe krizave të pazgjidhura politike.

https://p.dw.com/p/17k3d
Guido Westrewelle with the Albanian homologue Edmond Panariti during the press meeting. Time: 22.02. 2012 Place: Ministry of Foreign Affairs in Tirana, Albania Copyright: DW/A. Muka
Guido Westerwelle und Edmond Panariti in TiranaFotografi: DW/A. Muka

Ballkani Perëndimor sërish vihet në fokusin e politikës së jashtme gjermane. Rajoni ka përpara javë vendimtare, kjo u bë shumë e qartë gjatë vizitës së parë zyrtare në Tiranë të ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. Deri në qershor duhet të merren vendime të rëndësishme, se deri në ç'masë Shqipëria, por edhe shtetet fqinjë, do të afrohen me BE-në. Tirana synon statusin e vendit kandidat për antarësim në BE dhe Berlini i mbështet këto ambicje.

"Gjermania është për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së ne i mbështesim, ashtu siç mbështesim edhe përpjekjet e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor", deklaroi Westerwelle pas takimit me homologun shqiptar, Edmond Panariti.

"Asnjë lëshim, asnjë vështirësim"

"Nuk mund të bëhet asnjë lëshim, por as nuk do ketë as vështirësim artificial", shtoi kreu i diplomacisë gjermane. Kriteret e demokracisë, të shtetit ligjor dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë duhet të zbatohen edhe në Shqipëri, tërhoqi vëmendjen Westerwelle. Ai theksoi shprehimisht rëndësinë e zgjidhjes së konflikteve "duke bashkëpunuar në frymën marëdhënieve të fqinjësisë së mirë", si dhe bashkëjetesën paqësore midis grupeve të ndryshme të popullsisë.

Ndaj ambicjeve të vendeve të Ballkanit për në BE bie hija e toneve nacionaliste. Në nëntorin e vitit të kaluar, pak para 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalim provokues, theksi i të cilit binte tek nevoja e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në Ballkan në një shtet.

Këto prezantime të kryeministrit të Shqipërisë regjistrohen me shqetësim në Bruksel. Ato çojnë në tensione me Maqedoninë dhe Greqinë, ku jetojnë shumë shqiptarë. Më parë edhe Ministria e Jashtme e SHBA-së pati shprehur shqetësim për vizionet e kryeministrit Sali Berisha. Kjo frymë rrezikon stabilitetin në rajon.

Westerwelle paralajëmron Berishën

Guido Westerwelle kundërshtoi qartë retorikën e ashpër. Ndaj ndjenjave nacionaliste duhet një komportim i përgjegjshëm, veçanërisht në kohët e fushatës elektorale. Deklaratat në frymë shqiptaromadhe ishin edhe temë e bisedimeve mes Westerwelle-s dhe Berishës. Mesazhi i tij ndaj mikpritësit, por edhe ndaj forcave nacionaliste në të gjithë rajonin ishte mëse i qartë: "Qëllimi i përbashkët duhet të jetë, që të gjitha shtetet e rajonit një ditë të jenë pjesë e BE-së, ku të gjithë njerëzit të mund të lëvizin lirshëm. Ndaj për ne në BE as që shtrohet ndryshimi i kufijve, kjo vlen edhe për Ballkanin. Kufijtë në Evropë e humbasin kuptimin."

Në Tiranë ministri i Jashtëm Westerwelle u takua edhe me presidentin Bujar Nishani dhe me kryetarin e partisë socialiste në opozitë, Edi Rama. Gjatë këtyre bisedimeve u trajtua edhe çështja e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, zhvillimet aktuale në politikën e brendëshme, lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit si dhe diskutimi lidhur me qëndrimin ndaj azilkërkuesve nga ky vend i Ballkanit.

Gjermania dhe Shqipëria synojnë intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike. Në Shqipëri, si një ndër vendet më të varfëra në Evropë ka varfëri të lartë.

Përmirësim i vazhdueshëm i marrëdhënieve

Marrëdhëniet gjermano-shqiptare qysh prej fillimit të procesit të demokratizimit në pranverën e vitit 1991 janë thelluar vazhdimisht. Shqipëria është një vend me pikërëndesë në bashkëpunimin gjerman për zhvillimin. Në vitin 2006 Shqipëria hodhi një hap të rëndësishëm me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocijimin me BE-në dhe në 2009 u antarësua në NATO. Që nga dhjetori 2010 qytetarët e Shqipërisë gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen.

Pas bisedimeve në Tiranë Westerwelle udhëton për në Shkup. Gjatë pasdites ai takohet atje me krerët e shtetit si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

Bundesaußenminister Guido Westerwelle (FDP, l) und der albanische Präsident Bujar Nishani reichen sich am 22.02.2013 bei einem Treffen in Tirana die Hände. Westerwelle setzt seinen Besuch in Albanien und Mazedonien fort. In beiden Balkan-Staaten geht es um den Wunsch nach Aufnahme in die Europäische Union (EU). Foto: Thomas Trutschel/ photothek.net dpa
Fotografi: picture-alliance/dpa
epa03594974 Albanian Prime Minister Sali Berisha (R) welcome German Foreign Minister Guido Westerwelle (L) prior to their meeting in Tirana, Albania, 22 February 2013. Westerwelle on a two-day official visit to Tirana. EPA/MALTON DIBRA
Fotografi: picture-alliance/dpa