1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania Lindore nuk është ende mjaft e mirë

Edhe 24 vjet pas bashkimit gjerman dinamika e zhvillimit në Lindje ende vazhdon të jetë e ulët në krahasim me të gjithë Gjermaninë.

Një ndër qëllimet e politikës në Gjermani është që të barazojë kushtet e jetesës në të gjithë vendin. Kjo ishte sfidë që para bashkimit të Gjermanisë me dallimet mes veriut dhe jugut. Pra pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, projekti ka arritur edhe një tjetër dimension. Të ashtuquajturat pesë landet e reja federale erdhën nga sistemi socialist. Ish-kancelari Helmut Kohl premtoi me ribashkimin "peisazhe të begata". Por për një kohë të gjatë në pjesën lindore të Republikës dominoi papunësia masive, migracioni dhe deindustrializimi.

Qeveria federale gjermane premtoi se do të raportojnë rregullisht mbi gjendjen e bashkimit gjerman. Tani për herë të parë, raporti i nxjerrë nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme për vitin 2013 sjell një mesazh pozitiv. Gjendja e njerëzve që banojnë në Lindje të Gjermanisë i kanë punët më mirë se kurrë.

Lindja është zbukuruar

Që nga viti 1990 Lindja e Gjermanisë humbi dy milionë banorë, ose 13.5 për qind. Shumë erdhën në Perëndim për të gjetur punë. Pasoja qe një ndryshim i përgjithshëm demografik. "Ky migrim negativ është ndalur", tha Christoph Bergner , i ngarkuari për Lindjen i qeverisë gjermane të mërkurën gjatë prezantimit të raportit. Tani gjermanolindorë në moshën 30-40 vjeç që kishin emigruar po kthehen aktualisht përsëri në zonat e tyre, sepse aty po gjejnë punë. Madje shumë prej tyre kthehen edhe pse marrin rroga më të ulëta se në Perëndim. Por ata duan të kthehen tek familjet e tyre dhe tek miqtë, apo se ata e konsiderojnë Lindjen përsëri si një vend ku ia vlen të jetohet .

Hans-Peter Friedrich Stand der Deutschen Einheit 20.11.2013

Hans-Peter Friedrich dhe Christoph Bergner gjatë prezantimit të raportit mbi gjendjen e bashkimit gjerman.

Po ashtu edhe sepse shërbimi mjekësor edhe në Lindje të Gjermanisë është tani shumë i mirë, shkollat zënë vendet e para dhe ndotja e ambientit është pakësuar. Për herë të parë ,"Raporti mbi Unitetin Gjerman " i ka marrë parasysh edhe këto faktorë. Atyre u shtohen edhe universitetet e pajisura mirë si dhe zonat e qeta dhe jo shumë të shtrenjta që tërheqin edhe shumë pensionistë, si p.sh. qyteti Gërlitz.

Perëndimi është më i fortë

Megjithatë të dhënat ekonomike ende flasin një gjuhë tjetër dhe kjo është edhe arsyeja se "përse procesi i barazimit duhet të vazhdojë", si tha ministri i Brendshëm federal Hans-Peter Friedrich. Të ardhurat mesatare tatimore nga lindja janë ende nën mesatare perëndimore. Fuqia ekonomike është vetëm 71 për qind, niveli i pagave është deri në 20 për qind më i ulët në krahasim me Perëndimin. Në disa rajone, papunësia është ende në vlera dyshifrore. Pensionet nuk janë barazuar akoma. Asnjë nga 100 kompanitë më të mëdha të Gjermanisë nuk e ka selinë në Gjermaninë Lindore, industria në përgjithësi është ende shumë e fragmentuar. Prandaj Friedrich tha se duhen më tepër investime dhe stimuj për të nxitur potencialin e zhvillimit të secilit rajon.

Ministri Friedrich tha se në Gjermaninë Lindore ka infrastrukturë moderne, infrastrukturë të zhvilluar transporti dhe përqindje të lartë të industrisë përpunuese klasike. Por dinamika ende vazhdon të jetë e ulët në krahasim me të gjithë Gjermaninë.

Si ministi Friedrich dhe i ngarkuari i qeverisë për Lindjen Bergner presin me padurim konkluzionet që do të nxjerrin nga raporti partitë për negociatat e koalicionit, për shembull, në lidhje me çështjen e një page minimale të njësuar për të gjithë vendin. "Rreziku i vendimeve të gabuara në lindje është shumë më i madhe," paralajmëroi Bergner duke shtuar "Ndërtimi i Lindjes" nuk ka përfunduar ende.