1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania lindore në rrezik përmbytjesh

Tetë vite pas përmbytjes së shekullit në 2002, Saksonia rrezikohet sërish nga vërshimet. Masat e ujit që shkaktuan përmbytje të mëdha në rajonet kufitare mes Gjermanisë dhe Polonisë, mund të prekin edhe Brandenburgun.

Niveli i ujit në lumin Shpre

Niveli i ujit në lumin Shpre

Mbetet kritike gjendja në rajonet e përmbytura në Lindje të Gjermanisë. Masat e ujit që shkaktuan përmbytje të rënda në rajonet në kufirin mes Gjermanisë dhe Polonisë mbërritën në Bad Muskau, bëri të ditur një zëdhënës i shtabit të mbrojtjes nga katastrofat. Janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetin dhe parkun e baronit Pückler, i shpallur si trashëgimni e UNESCO-s, i cili rrezikohet pas daljes së lumit Naise nga shtrati.

Thasë me rërë për të bllokuar prurjet e ujit

Thasë me rërë për të bllokuar prurjet e ujit

Ndërkohë në zonën kufitare mes Çekisë dhe Gjermanisë si edhe në zonën malore e njohur me emrin Zvicra Saksone, në juglindje të Drezdenit gjendja po përmirësohet. Kryeministri i Saksonisë, Stanslaw Tillich ka premtuar viktimave nga përmytjet ndihmë të shpejtë të paburokratizuar. Ndërkohë Brandenburgu po përgatitet për përmbytje të mundshme nga lumi Shpre dhe Naise. Niveli i ujit megjithatë po ngjitet më ngadalë se sa pritej.

Kritike ishte gjendja veçanërisht në Gërlic.Kryetari i bashkisë së Gërlicit, Joachim Paulick tha për ARD-në të dielën: "Ishte një shpejtësi e papërfytyrueshme. Ngritja e nivelit ndodhi brenda një ore e gjysmë me disa metra. Që nga kjo shpejtësi, shpëtimi i jetëve të njerëzve para mallrave ka prioritet, kjo është e kuptueshme për këdo. Nuk kishte më kohë për të mbushur thasë me rërë."

Autor: DW/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 09.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OfKC
  • Data 09.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OfKC