1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania kthen 14.000 refugjatë nga Kosova

Më shumë se dhjetë vjet pas përfundimit të luftës së Kosovës, sipas informacioneve të gazetës gjermane "Süddeutsche Zeitung", mijëra refugjatë nga rajoni i krizës, që jetojnë në Gjermani, ndodhen përpara dëbimit.

default

Protestë kundër kthimit të romëve në Essen

Një marrëveshje përkatëse do të nënshkruhet këtë vjeshtë, shkruan gazeta, e cila i referohet përgjigjes, që Ministria e Brendshme gjermane i ka dhënë një kërkese për informacion të grupit parlamantar të së Majtës. Ndërkohë që në Ministrinë e Brendshme gjermane thuhet se tensionet ndëretnike kanë rënë dukshëm dhe siguria e të kthyerve nuk rrezikohet. Nga e majta gjermane dhe ekspertët politikë në adresë të qeverisë arrijnë kritika të ashpra.

Bilder vom Auffanglager für Roma in Mitrovica, Kosovo

Pamje nga një kamp romësh në Mitrovicë

Prej vitesh tashmë federata dhe landet gjermane përpiqen të bindin kosovarët duke u ofruar mbështetje financiare, që të kthehen në vendin e tyre, shkruan gazeta "Süddeutsche Zeitung". Ata, që kthehen vullnetarisht, marrin nga 750 euro dhe u hiqen shpenzimet e udhëtimit. Gjatë vitit të kaluar në Kosovë vullnetarisht janë kthyer 900 refugjatë. Nga vjeshta hyn në fuqi një marrëveshje, në bazë të së cilës refugjatët do të jenë të detyruar të kthehen në Kosovë. Aktualisht sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane në Gjermani jetojnë ende 14.000 persona nga Kosova, që duhet të largohen. 10.000 prej tyre janë romë. Zëdhënsi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, Stefan Paris sqaron.

"Do të kthehen vetëm ata persona, të cilëve nuk u është njohur e drejta e qëndrimit në Gjermani. Me marrëveshje nuk është përcaktuar kthimi për grupet etnike veç e veç. Gjatë përpilimit të marrëveshjes kemi marrë parasysh të gjitha konventat për të drejta e njeriut dhe aspektet e tjera humanitare".


Romët në Kosovë pa perspektivë:

Kosovo Kinder spielen in Polje, Kosovo

Fëmijë romë në Kosovë

Në adresë të qeverisë nga e 'Majta' arrijnë kritika pikërisht për shkak të aspektit humanitar. Nga 14.000 refugjatët e Kosovës, 10.000 janë romë, të cilët pas kthimit në Kososë nuk kanë absolutisht asnjë perspektivë, thekson inicuesja e çështjes së kthimit të refugjatëve kosovarë, Ulla Jelpke:


"Kam parë se në çfarë getoje jetojnë romët. Nuk dyshoj që pushteti në Kosovë përpiqet të përmirësojë gjendjen e refugjatëve, por banorët e Kosovës nuk janë ende të gatshëm të pushojnë me përndjekjet raciste të romëve".

Në Shoqatën në mbrojtje të Popujve të Rrezikuar vlerësojnë se një hap i tillë i qeverisë gjermane është i papërgjegjshëm. Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Tillman Zülch:


"85 përqind e romëve të Kosovës kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi. kanë qenë të përndjekur, të vrarë, njerëzit janë zhdukur, gratë janë dhunuar. Kjo gjendje nuk ka ndryshuar shumë deri sot. Romët nuk janë të mirëseardhur në Kosovë".


Zyrtarisht Kosova nuk ka plan për strehimin e të kthyerve


Ambasadori i Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, sqaron se vendi i tij aktualisht nuk ka një plan konkret për vendin dhe mënyrën e strehimit të një numri kaq të madh të refugjatëve. Shpresdhënës mbetet vetëm premtimi i qeverisë gjermane se kthimi i refugjatëve nuk do të bëhet përnjëherësh, por hap pas pas hapi, në etapa.

"Ne duhet të shohim se si të krijojmë kushte të mira jetese për të kthyerit. Për shkak të krizës ekonomike dhe rrethanave të tjera kjo është aktualisht relativisht shumë e vështirë".

Romalager vor Dom Essen gegen drohende Abschiebung

Një grua rome proteston kundër kthimit në Essen

Vendimi i qeverisë gjermane nuk përbën risi, thekson Dushan Rjeliq nga Instituti për Politikë Ndërkombëtare dhe Çështje të Sigurisë. Gjermania ka 20 vjet që vazhdon të luftojë migrimin ilegal, kështu që personat, të cilët nuk kanë fituar të drejtën e qëndrimit, i kthen në vendet prej nga kanë ardhur.


"Shkalla e pranimit të kërkesës për azil për njerëzit, që vijnë nga hapësirat e ish Jugosllavisë ,ka qenë gjithmonë e ulët ,bile më e vogël se një përqind nga kërkesat e përgjithshme. Mendoj se organizitat joqeveritare, por edhe partitë politike do të paraqesin vërejtjet e tyre kundër këtij vendimi të ministrisë së brendshme dhe se për të do të diskutohet ende".

Organizatat humanitare përkrah UNHCR-it kritikojnë planet e qeverisë gjermane për dëbimin e refugjatëve nga Kosova dhe rekomandojnë kthimin e tyre në baza vullnetare.

Autor: Selma Filipovic/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6Dx
  • Data 14.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K6Dx