1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania kritikon politikën e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan

Dittrich, Monika (DW Berlin) 13 Shkurt 2008

'Asimilimi është krim kundër njerëzimit'. Kështu u shpreh të dielën para 16 mijë turqëve të mbledhur në Köln kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan. Dhe këto fjalë kanë shkaktuar shqetësim në kryeqytetin gjerman Berlin

https://p.dw.com/p/D7AX
Kryeministri turk në arenën e Këlnit
Kryeministri turk në arenën e KëlnitFotografi: picture-alliance/ dpa
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka shkaktuar indinjatë dhe mosmarrëveshje në Berlin. Erdogani siç duket i sheh të adresuarit e tij në Gjermani si qytetarë turq, tha kryetari i grupimit parlamentar të Unionit në Bundestag, Volker Kauder:


Në foto Volker Kauder
Në foto Volker KauderFotografi: AP

'Njerëzitë të cilët kanë lindur këtu në Gjermani dhe të cilët duan të mbesin për më gjatë këtu, nuk ndodhen në një ekskurzion në Turqi por duan të qëndrojnë në Gjermani. Këtë nuk duhet ta harroj zoti Erdogan. Dhe unë e këshilloj atë urgjentisht që të mos bëj fushatë elektorale për turqitë këtu në Gjermani, kjo nuk është e mirë për integrimin'.


Rreth këtij qëndrimi janë unikë partnerët e koalicionit: kryetari i grupimit parlamentar të socialdemokratëve Peter Struck i vlerësoi deklaratat e Erdoganit si plotësisht të papranueshme. Kryeministri turk krijon përshtypjen se dëshiron të instaloj në Gjermani në shoqëri paralele apo të paktën është i gatshëm për të kërkuar një gjë të tillë. Struck:


Në foto Peter Struck
Në foto Peter StruckFotografi: AP

'Ne nuk duam shoqëri paralele në Gjermani. Bashkëqytetarët turq duhet ta pranojnë se jetojnë një vend në të cilin duhet integruar'.


Sipas pikëmapjeve të politikanit socialdemokrat Dieter Vifelspytc (Dieter Wiefelspütz) nuk është detyrë e kryemnistrit turk ti tregoj një emigranti në Gjermani se si duhet të sillet ai. Kriteret për migracionin dhe integrimin përcaktohen në Gjermani, thotë Vifelpytc:


'Po, ku jemi kështu! Një emigrant ka të drejtë nëse vendos edhe të asimilohet.Ky nuk është një vendim që duhet të mirret në Ankara por nga vet emigrantët në Gjermani'.


Nga Partia bavareze e Unionit Kristiansocial dëgjohen zëra edhe më të ashpër: Shefi i partisë Ervin Huber (Erwin Huber) akuzon Erdoganin për predikim të nacionalizmit turk në tokën gjermane andaj kërkon që një gjë e tillë mos të mbetet pa pasoja për një antarësim të mundshëm të Turqisë në Bashkimin Evropian.

'Kush dëshiron të bëhet anëtare e BE-së ka nevojë edhe për shpirtin evropian. Dhe kjo i mungon qeverisë së Turqisë. Andaj them që negociatat për antërsimin e Turqisë në BE duhet të ndalohen dhe të ndërprehen'.


Të paktë janë ata politikanë gjermanë që kanë përshendetur deklaratat e kryeministrit turk. Shefja e të gjelbërve Klaudia Roth e vlerësoi pozitiv faktin që Erdogan u bëri thirrje turqëve në Gjermani që të mësojnë gjuhën gjermane. Ngjashëm u shpreh edhe i ngarkuari me politikën e jashtme në Unionin Kristdemokrat Ruprecht Polenz sipas të cilit për herë të parë Turqia ka një qeveri e cila angazhohet për integrimin e turqëve jashtë shtetit.