1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania kontribuon në krijimin e tregut unik të transmetimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor

Me një financim prej më shumë se 200 milion eurosh, përmes bankës KfW po ndërtohen sistemet e transmetimit të energjisë me Kosovën dhe Malin e Zi. Në vitin 2011 do të ecë përpara projekti i linjës Shqipëri-Maqedoni.

default

Interesi i Gjermanisë për sektorin e energjisë në Shqipëri nisi në vitin 1988, kur në prag të rënies së Murit të Berlinit dhe regjimit komunist në Shqipëri filloi bashkëpunimi financiar mes dy vendeve. Që atëhere dhe deri më sot energjia mbetet ndër sektorët prioritarë të bashkëpunimit ekonmomiko- financiar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Zgjedhja gjermane nuk është e rastit. Ajo lidhet me synimin për të mbështetur Shqipërinë në zhvillimin e saj ekonomik, përmirësuar kushtet e jetesës për shqiptarët, mbrojtur mjedisin dhe klimën. Për te realizuar këtë objektiv qeveria gjermane ka realizuar në harkun kohor të 22 viteve projekte që arrijnë vlerëm e 500 milion eurove. Rrezja e këtyre projekteve shkon nga reabilitimi i hidrocentraleve të Bistricës dhe ndërtimi i unazës së transmetimit të energjisë në Jug të Shqipërinë deri tek krijimi i sistemeve rajonale të transmetimit. Investimi në këto sisteme e bëjnë Gjermaninë kontribuesen më të madhe në rrjetin rajonal të trafikut të energjisë.

Ute Rodrian Regionaldirektorin KFW

Ute Rodrian

Ute Rodrian, drejtore rajonale e bankës gjermane KfW, e cila financon në emër të qeverisë gjermane projektet edhe në sektorin e energjisë tregon për programin shqip të DW përfitimet nga krijimi i tregut unik rajonal të shpërndarjes së energjisë: “KfW po financon tanimë dy linja transmetimi për Shqipërinë: lidhjen me Malin e Zi dhe atë më Kosovën. Nga këto linja transmetimi të voltazhit të lartë përfiton sistemi i transmetimit të Shqipërisë sepse lidh këtë system me atë të vendeve të tjera të rajonit. Kjo do të thotë se Shqipëria ka tanimë kapacitete për të importuar dhe eksportuar energji si edhe për të reduktyuar humbjet në sistem. Deri plotësimit të qarkut rajonal për transmetimin e energjisë i mungonte lidhja me Maqedoninë, po të kihen parasysh linjat e transmetimit të Shqipërisë me Kosovën, Malin e Zi dhe Greqinë. Por një linjë e re transmetimi Shqipëri-Maqedoni prej 400 kV, që pritet të konkretizohet si projekt gjatë vitit 2011 do ta mbushë këtë boshllëk. Kjo linjë do ta aftësojë Shqipërinë të jetë edhe më e lidhur me sistemet e transmetimit të vendeve të tjera për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një treg unik të transmetimit të energjisë, nga i cili do të përfitojnë të gjithë operatoret e rajonit dhe të gjitha sistemet e transmetimit të energjisë.”

Energjia do të mbetet sektor prioritar

Ambasadorja gjermane në Tiranë Carola Müller-Holtkemper thotë për DW, se energjia do të mbetet një sektor prioritar në bashkëpunimin ekonomiko-financiar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Edhe investimet e ardhshme do të synojnë përmirësimin e furnizimit me energji të popullsisë. Duke marrë si pikë referimi investimet në Jug të Shqipërisë ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper tregon edhe se ku do të përqëndrohen këto projekte nëtë ardhmen: “Investimet në Sarandë dhe në Gjirokastër në sektorin e energjisë përbëjnë fazën e parë, por do të ketë edhe faza të tjera ku do të sigurohet lidhja e sistemit kombëtar me atë rajonal. Atëhere edhe niveli i furnizimit me energji elektrike do të përmirësohet shumë më tepër përmes forcimit të linjave të transmetimit të energjisë elektrike.”.

Përmbytjet e fundit kanë nxjerrë një fokus tjetër për investimet gjermane në sektorin energjisë në Shqipëri: atë të ndërhyrjes për të reabilituar digat dhe pajisjet elektrike në hidrocentralet mbi lumin Drin. Qeveria gjermane kontribon me një shumë prej 20 milion eurosh për të garantuar sigurinë në digat e këtyre hidrocentraleve.

Autor: Ani Ruci
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 24.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zpET
  • Data 24.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zpET