1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania i jep Spanjës komanden e EUFOR-it

Gjermania ia kaloi të martën Spanjës komandën e EUFOR-it, të trupës së BE në Bosnjë-Hercegovinë. Më parë komandën e EUFOR-it e kishte gjenerali gjerman, Vithauer.

default

EUFOR në Bosnje-Hercegovinë

Ndërrim rojesh në Sarajevë. Për një vit e mbajti admirali gjerman, Vithauer (Hans-Jochen Witthauer) komandën e trupës mbrojtëse EUFOR në Bosnjë-Hercegovinë. Kur nisi punën, detyra e tij ishte koordinimi i 6000 ushtarëve nga 33 kombe. Sot kanë mbetur vetëm 2.500 ushtarë dhe midis tyre ndodhen më pak se 300 ushtarë gjermanë.

Situatë e qetë në Bosnje-Hercegovinë

Komandanti gjerman po largohet: "me një ndenjë gëzimi, sepse ne arritëm, që edhe me një kontigjent më të vogël të EUFOR-it të krijojmë për të gjithë vitin një situatë të sigurtë dhe stabile."

Armiqësitë e hapura në publik midis myslimanëve boshnjakë, serbëve dhe kroatëve i përkasin së kaluarës. Bundesveri i ka ndërprerë patrullimet e tij. Presioni i BE ka bërë që republikat e veçanta të bien dakord për një reformë të përbashkët të administratës dhe të policisë. Ky është një kusht për afrimin me BE dhe më vonë për negociata anëtarësimi.

Bosnja afrohet drejt BE-së

Dje (04.12) Bosnja ka avancuar rrugës për në BE edhe një hap më tej: "Sepse ne arritëm me të vërtetë që të bëjmë nënshkrimin paraprak të marrëveshjes së Stabilizimit dhe të Asociimit me BE", tha Jung. Ministri gjerman i mbrojtjes, Jung donte të vinte në Bosnjë, por kjo nuk qe e mundur. Mjegulla e dendur mbi Sarajevë e pengoi uljen e avionit të tij. Pa kryer punë, atij iu desh të kthehej sërish në Berlin. Në Bosnjë-Hercegovinë ndodhen të stacionuar më pak se 300 ushtarë gjermanë. Vitin e ardhshëm ky numër do të reduktohet edhe më tej, në pak më tepër se 100 ushtarë.Ata do të jetojnë shtëpi normale banimi, të shpërndarë në të gjithë vendin. Kazerma e Rajlovacit, pak kilometra larg Sarajevës, nuk nevojitet më. Ajo iu dorëzua të martën ushtrisë boshnjake.

Vlerësim për të ardhmen

Në Bosnjë situata do të mbetet e qetë, mendon gjenerali që largohet, Vitthauer. A do të mbetet ajo e tillë, sikur në vendet fqinjë, për shembull në Kosovë, të ketë trazira" "Edhe politikanët lokalë nuk mendojnë kështu, por në fakt të gjithë thonë se Kosova nuk ka ndikim në Bosnjë-Hercegovinë." Edhe nëse prania e Bundesverit në Bosnjë në krahasim me vitet e shkuara praktikisht nuk do të jetë e dukshme, një frene emergjence do të ekzistojë. Nëse situata në Ballkan acarohet, mund të mobilizohen deri 2400 ushtarë."


















  • Data 05.12.2007
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXDG
  • Data 05.12.2007
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXDG