1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania gjithnjë e më e preferuar për migrantët

667.000 njerëz kanë ardhur në RFGJ në gjysmën e parë të vitit 2014. Shumica vijnë nga Europa Lindore. Njëkohësisht autoritetet gjermane kanë kthyer sërish shumë njerëz si asnjëherë me parë në tetë vitet e fundit.

Numri i imigrantëve në është rritur ndjeshëm. Në gjysmën e parë të vitit 2014 Enti Federal i Statistikave në Visbaden regjistroi një plus prej 112.000 të ardhurve, një kuotë kjo 20% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Me imigrantë ky ent nënkupton të gjithë personat, që kanë ardhur në Gjermani dhe janë regjistruar këtu, duke përfshirë edhe azilkërkuesit.

Njëkohësisht në gjysmën e parë të vitit 2014 janë larguar 427.000 njerëz nga Gjermania. Një rritje kjo në kuotën 22%. Gjithsej në bazë të këtyre regjistrimeve në Gjermani kanë ardhur 240.000 njerëz më shumë nga sa janë larguar.

Imigrantë nga Rumania e Bullgaria

Nga gjithsej 667.000 të ardhur 611.000 njerëz kanë pasur nënshtetësi të huaj. Prej tyre 476.000 imigrantë janë shumica nga Europa. Vendet kryesore të origjinës janë Rumania (98.000), pasuar nga Polonia (96.000) dhe Bullgaria (38.000). Në rastin e Rumanisë dhe të Bullgarisë ekspertët konstatojnë si arsye të kësaj lëvizjeje futjen plotësisht në fuqi qysh nga viti i kaluar të rregullit për lëvizjen e lirë të punëtorëve brenda BE-së.

Ndër vendet jo-europiane kanë qenë kryesisht refugjatët nga vendi i luftës civile Siria, që kanë ardhur me shpresën për një të ardhme më të mirë në Gjermani. Nga ky grup kanë mbërritur në Gjermani 22.000 vetë. Nga Kroacia kanë emigruar për në Gjermani 21.000 vetë. Që nga korriku 2013 Kroacia është anëtare e BE-së. Në përgjithësi është rritur edhe numri i imigrantëve nga Afrika dhe nga Azia.

Njëkohësisht vitin e kaluar numri i dëbimit të atyre, që nuk u është njohur e drejta e azilit ka qenë më i larti që prej tetë vjetësh. Autoritet gjermane kanë kthyer gjithsej 10.884 vetë në vende të tjera të BE-së ose në vendet e origjinës, siç rezulton nga një përgjigje e qeverisë federale ndaj kërkesës së grupit parlamentar të partisë "E Majta".

Infografik Zuzüge nach Deutschland nach den 10 häufigsten Staatsangehörigkeiten im Jahr 2013 Englisch

Grafiku i kuotës së migrantëve në vitin 2013 në Gjermani nga 10 vendet më të shpeshta të origjinës

Së shpejti 300.000 azilkërkues?

Në sfondin e konfliktit në Ukrainë, krizës në Siri dhe përkeqësimit të gjendjes në Irak, Enti Federal për Migracionin dhe Refugjatët parashikon sivjet një rritje të mëtejshme të numrit të refugjatëve. Autoriteti prashikon 250.000 kërkesa të reja për azil dhe 50.000 kërkesa të përsëritura për azil. Kjo i përjgijet një kuote prej 50% krahasuar me vitin e kaluar.

Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë, krisitiandemokrati Markus Ulbig u shpreh, se kjo është "një sfidë ekstreme". Ai kërkoi që aplikimet për azil të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. "Duhet të bëhet shpejt e qartë, nëse përgjigja do të jetë për integrimin apo detyrimin për t'u larguar nga Gjermania."

E Majta e kritikon praktikën e dëbimeve

Zëdhënësja e politikës së brendëshme të partisë "E Majta", Ulla Jelpke, kiritkoi në këtë kontekst ndryshimin e ligjit, që favorizon masat për refuzimin dhe dëbimin e azilkërkuesve. "Eshtë një iluzion të besosh, se nuk vijnë më azilkërkues nga vendet e klasifikuara si të sigurta, nëse këta njerëz dëbohen në masë pa marrë asgjë parasysh", i tha ajo gazetës "Neuen Osnabrücker Zeitung". Që nga nëntori 2014 vendet e Ballkanit Serbia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina konsiderohen si vende të sigurta origjine.

Azilkërkuesit nga Kosova që nga e mërkura (17.02) duhet të llogarisin me refuzimin e shpejtë të kërkesave të tyre për azil në Gjermani. Një sërë aplikimesh tani do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar brenda 14 ditësh. Me këtë masë autoritetet kanë reguar ndaj rritjes masive të numrit të refugjatëve nga Kosova.