1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania: Gati baza e të dhënave që do të luftojë dhunën e ekstremistëve të djathtë

Databaza ka si qëllim t'u japë autoriteteve qendrore të drejtën për informacion.Ajo përmban të dhëna për të luftuar në veçanti dhunën e ekstremistëve të djathtë.

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, i konservatives bavareze Unioni Kristiansocial (CSU), ka triumfuar. Kur ai kërkoi në fillim të këtij viti, në prag të vrasjeve nga Organizata Kombëtare Socialiste (NSU), krijimin e një baze të dhënash të neonazistëve ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger e Partisë Demokracia e Lirë, shprehu shqetësim. Por tashmë që kolegët e kabinetit të Friedrich janë zbutur dhe e kanë tërhequr kundërshtimin ndaj saj, pengesa e fundit për databazën nuk ekziston më.

Databaza e ekstremistëve të djathtë përmban të dhëna për të luftuar në veçanti dhunën e ekstremistëve të djathtë. Ky mjet i ri ka si qëllim të përmirësojë komunikimin mes agjencive të sigurisë në nivel federal dhe shtetëror. Askush nuk e mohon se agjencitë e sigurisë dështuan në lidhje me NSU-në, e cila vrau nëntë emigrantë dhe një police femër mes periudhës kohore 2000-2006, dhe pati gisht në një rast bombardimi dhe një sërë grabitjesh të bankave, por që u zbulua vetëm në vitin 2011.

German Interior Minister Hans-Peter Friedrich and Minister for Internal Affairs in Mecklenburg-Vorpommern Lorenz Caffier attend a news conference to present the new national centralized database on right-wing extremism, in Berlin September 19, 2012. REUTERS/Tobias Schwarz (GERMANY - Tags: POLITICS CRIME LAW)

Gjatë së mërkurës, (19.09.2012), databaza e ekstremistëve të djathtë u prezantua zyrtarisht në degën e Policisë Kriminale Federale në Berlin (BKA).

Megjithatë, ministri i Brendshëm Friedrich ka paralajmëruar kundër bërjes së atyre, të cilat ai e përshkroi si akuza të nxituara dhe të dënueshme. Nëse dështimet ishin personale, apo dobësi e strukturave, kjo mbetet ende e pazbardhur.

Të dhënat tashmë në dispozicion

Pavarësisht nga përgjigjja e kësaj pyetjeje, databaza e re ka si qëllim të përmirësojë situatën. Frederich nuk ka dyshime se kjo do të ketë sukses. Vetë ideja nuk është e re. Që nga viti 2001, kanë ekzistuar disa databaza që mblidhnin të dhëna rreh dhunës së ekstremistëve të majtë dhe të djathtë, si dhe për krimet e kryera nga bandat e huaja. Databaza ekzistuese që mbulon krimet e dhunshme të ekstremistëve të djathtë u krijua dhe përdoret ekskluzivisht nga policia.

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), agjenci për sigurinë e brendshme gjermane, Hans-Geord Maassen, e përshkruan databazën e re si një "domosdoshmëri absolute" për të siguruar një "shkëmbim gjithëpërfshirës informacioni" ndërmjet 36 agjencive pjesmarrëse. Agjencitë pjesmarrëse të qeverisë federale përfshijnë Agjencinë Federale të Policisë Kriminale, Bfv-në,

Shërbimin Ushtarak  të Kundërzbulimit (MAD) dhe Policinë Federale. Agjencitë e sigurisë së brendshme dhe policitë kriminale të 16 shteteve gjermane do të kenë gjithashtu akses në databazë, e cila menaxhohet nga BKA në Wiesbaden. Sipas Friedrich, tashmë do të jetë e mundur që të marrësh informacion rreth njerëzve që kanë lidhje me dhunën e ekstremistëve të djathtë "me vetëm një klikim të mausit." Do të shfaqet brenda një çasti informacioni që autoritetet kërkojnë rreth një çështjeje të caktuar, thotë ai. Veç kësaj, databaza do të krijojë mundësinë për informacion rreth individëve dhe vendbanimit të tyre. Me këto lloj analizash, Friedrich shpreson se strukturat dhe rrjetet e ekstremistëve të djathtë mund të zbulohen më shpejt.

Akses vetëm për persona të sigurt

Vetëm personat të cilët i janë nënshtruar një kontrolli sigurie kanë aksesin për të hyrë në databazë. Gjithashtu, ata mund t´a përdorin këtë databazë vetëm me anë të kompjuterëve të programuar. Të dhënat themelore si emri, adresa dhe data e lindjes mund të shikohen menjëherë. Detaje të anëtarësisë në grupet ekstremiste janë gjithashtu të vlefshme brenda pak çastesh. Situata ndryshon për të dhënat bankare dhe të telekomunikimit. Hetuesit duhet t´a kërkojnë këtë informacion nga autoritetet që disponojnë të dhëna të tilla. Kryetari i BKA-së, Jörg Zierke, është i kënaqur që tashmë mund të kërkohet rreth çdokujt nga lëvizja e djathtë ekstremiste. Sidoqoftë, thjesht mendimi ekstremist ose anëtarësimi në një parti të ekstremit të djathtë por që është e ligjshme, si për shembull Partia Demokratike Kombëtare (NPD), nuk është një arsye që dikush të përfshihet në këtë databazë. Friedrich thotë se kritikat e vazhdueshme dhe të përsëritura se databaza është një "dosje zhbiruese", janë absurde.

Jo frikë ndaj sfidave kushtetuese

Berlin/ Bundesinnenminister Hans-Peter Friedrich (CSU) gibt am Mittwoch (19.09.12) im Terrorismusabwehrzentrum in Berlin anlaesslich der Einfuehrung einer Rechtsextremismus-Datei eine Pressekonferenz. Friedrich hat waehrend der Pressekonferenz die Rechtsextremismus-Datei von Polizeibehoerden und Nachrichtendiensten offiziell freigeschaltet. Nach den Pannen im Zusammenhang mit der rechtsextremen Terrorgruppe NSU soll mithilfe der Datei der Informationsaustausch der Behoerden verbessert und beschleunigt werden. (zu dapd-Text) Foto: Axel Schmidt/dapd

ministri i Brendshëm Friedrich

Një apelim i mundshëm në Gjykatën Kushtetuese Federale është diçka së cilës Friedrich nuk i trembet. Dhe kjo mund të ndodhë. Në fillim të muajit nëntor, Gjykata do të dëgjojë një padi kundër databazës së anti-terrorit e cila përdoret që nga viti 2007. Kjo databazë është një mjet i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Friedrich e mori atë si shembull kur prezantoi databazën e ekstremistëve të djathtë. Ishte një prezantim i përzier për databazën e re. Zëdhënësja parlamentare e FDP-së për politikat e brendshme, Gisela Piltz, e përshkroi atë si një "domosdoshmëri të dukshme." Përkundër mundësive ekzistuese ligjore për bashkëpunim, jo të gjitha agjencitë e sigurisë kanë ndërvepruar," tha ajo. Kryetarja e partisë së majtë në komisionin parlamentar NSU, Petra Pau, thotë se databaza tingëllon më mirë seç është në të vërtetë. Duke thënë se Bfv-ja "do të notojë në ujëra të turbullt për të shmangur kthjelltësinë," ajo aludoi rreth një informacioni të fundit ku thuhet se agjencia BfV në Berlin u ka dhënë agjencive të sigurisë informacion të vitit 2002, rreth vendndodhjes së mundshme të trios së NSU-së. 

Policët duan më shumë pushtet

Shoqata e policisë (GdP) iu përgjigj pozitivisht kërkesave të reja të hetimit, por ende e konsideron këtë databazë si të pamjaftueshme. Kryetari i GdP-së Bernhard Witthaut i tha televizionit publik gjerman se ai do të preferonte që kjo databazë të kishte një strukturë si ajo që përdorej në Qendrën e Bashkuar kundër Terrorizmit. Atje, të gjithë drejtuesit uleshin në një tryezë të përbashkët dhe mund të "zbulonin shumë shpejt ndërlidhjet", tha ai. Teksa ai bie dakord me faktin se strukturat e reja në luftën kundër ekstremistëve të djathtë do të siguronin një informacion më të madh dhe më të shpejtë për autoritetet, "në tërësi, unë dyshoj se ato do të na ndihmojnë."