1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Gjermania favorite në Kampionatin Botëror të Futbollit për femra

Këtë të dielë fillon Kampionati Botëror i femrave për futboll në Gjermani. Kombëtarja gjermane me Fatmire Bajramajn në krye, është sërish ndër favoritët kryesorë për të fituar titullin e më të mirit.

default

Kampionati në Gjermani

Më në fund: në Berlin sonte zhvillohet ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror në Futboll për femra. Trajnerja Silvia Neid ka zhvilluar me lojtaret e saj shtatë ndeshje përgatitore për të përsousur taktikën, teknikën dhe për të përcaktuar formacionin e parë që do të fillojë ndeshjen kundër Kanadasë. Ndeshja e parë zhvillohet para një numri rekord prej 73.680 shikuesish në stadiumin olimpik në Berlin. Përveç kampionatit në SHBA, kurrë më parë nuk kanë marrë pjesë në ndonjë ndeshje të femrave kaq shumë shikues. "Të gjithë ata duan të na shikojnë", gëzohet kapitenja Birgit Prinz. 33 - vjeçarja do të udhëheqë kombëtaren e vet edhe në këtë kampionat.

S'ka presion

Silvia Neid, Trainerin der deutschen Frauenfußball-Nationalmannschaft, und Spielerin Birgit Prinz

Silvia Neid dhe Birgit Prinz.

"Nuk mendoj se ky është për mua ndonjë presion tepër i madh. Në qoftë se luajmë mirë, çka edhe shpresoj, do të jetë shumë e këndshme të luash para më shumë se 70.000 shikuesve, të cilët do të gëzohen dhe do të brohorasin sesa kur luan para 150 shikuesve", thotë Prinz.

Kombëtarja gjermane e femrave mund ta fillojë Kampionatin pa brenga të shumta. Si nikoqire, kampione e Evropës dhe Botës femrat e kombëtares gjermane janë edhe foviriti kryesor për të rifituar titullin e kampionit botëror. Në ndeshjen e fundit kundër Kanadasë, Gjermania ka fituar me një rezultat të bindshëm prej 5:0, në shtator të vitit të kaluar.

Por kanadezet luajnë gjithnjë e më mirë dhe janë të motivuara më shumë sepse kampioniti i ardhshëm në vitin 2015 do të organizohet pikërisht në këtë vend. Kombëtarja kanadeze ka arritur ndërkohë në vendin e gjashtë të listës së botërore për femra dhe është kampione e Amerikës Veriore dhe të Mesme dhe zonës së Karaibeve, thotë mesfushorja gjermane Melanie Behringer.

"Besoj se duhet të kemi kujdes ndaj sulmueseve si Christine Sinclair, sepse është një lojtare shumë e fortë. Nëse kanadezet arrijnë të imponojnë lojën e tyre, atëherë do të jetë shumë vështirë. Duhet të futemi në duele me shumë seriozitet, në mënyrë që të na respektojnë më shumë dhe të bëjmë një gol sa më parë që është e mundur", thotë Behringer.

Fatmire Bajramaj ndër shpresat kryesore të Gjermanisë

Fatmire Bajramaj

Fatmire Bajramaj

Lojtarja kanadeze Christine Sinclair, sikurse Birgit Prinz, është kapitene e kanadezeve dhe ka një bilanc të jashtzakonshëm: në 159 ndeshje ka shënuar 116 gola.

Ndër shpresat kryesore të ekipit gjerman është edhe lojtarja me origjinë kosovare, Fatmire Bajramaj, e cila poashtu pret rikonfirimimin e titullit - kampion bote. Edhe ajo me padurim pret fillimin e kampionatit para shikuesve të vet në Berlin dhe në stadiumet tjera të Gjermanisë.

Në hapje të kampionatit do të jenë edhe presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) Joseph Blatter, zëvendësi i tij Michel Platini si dhe presidenti gjerman Christian Wulff, kancelarja Angela Merkel, kryetari i Federatës Gjermane të Futbollit, Theo Zwanziger dhe shumë autoritete të tjera. Trajnerja Silvia Neid i gëzohet këtij evenimenti.

"Ekipi dhe shtabi i trajnerëve gëzohen shumë, që Kampionati më në fund do të fillojë. Ne kemi punuar për një kohë të gjatë dhe të gjithë duam të tregojmë gjërat që kemi ushtruar. Ne gëzohemi shumë", pohon Neid.