1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania ekologjike - Kancelarja Merkel në një tur energjetik

Përvojat e këtij udhëtimi do ta ndihmojnë kancelaren të marrë një vendim për konceptin e ri energetik të Gjermanisë. Kabineti gjerman vendos së shpejti për kursin energjetik të Gjermanisë në të ardhmen.

Angela Merkel

Angela Merkel

Vizitë në cepin më verior të Gjermanisë, Rostokun. Kancelarja gjermane Angela Merkel nxiton nëpër repartet e fabrikës Nordex, që prodhon turbinat për parqet me erë. Kancelarja është shumë e interesuar të dijë për këtë degë të prodhimit të energjisë, e cila përbën 40% të prodhimit në sektorin e energjive të rinovueshme.

Një kancelare e interesuar deri në detaj

Prodhuesi i parqeve me erë është stacioni i parë i vizitës së kancelares gjatë turit të saj energjetik në gjashtë lande gjermane. Merkel thotë se ka shanse të mira që planet tërësisht inovative përsa i përket futjes së energjisë së erës, të realizohen vitet e ardhshme. "Por ende duhet të krijohen kushtet për këtë. Aktualisht nuk është zgjidhur problemi i financimit të parqeve me erë në bregdet, problem tjetër përbën edhe zgjerimi i rrjetit."

Sektori i energjisë së erës e ka të pasigurtë financimin

Sektori i energjisë së erës e ka të pasigurtë financimin

Merkel humbet për disa kohë nëpër fletët e turbinave 40 metra të gjata, të shpërndara nëpër fabrikë, e shoqëruar nga kryetari i bordit të Nordex, Thomas Richterich. Shoqërimi nga afër i mediave është i padëshiruar. Kështu nuk mund të vëzhgohet se si po ecën procesi i informimit të kancelares, po duket se ajo është shumë e interesuar, deri në detaj. Tekniku Ronny Wiesner raporton për takimin me kancelaren: "Ajo donte të dinte gjithçka, për shembull pse qëndron etiketa Nordex këtu. Zoti Richterich ma mori fjalën nga goja, dhe tha se zakonisht aty qëndrojnë numrat e serisë së prodhimit të fletëve të turbinave dhe të dhëna për transportin apo montimin.

Gjermania vendos për të ardhmen e saj energjetike

Udhëtimi i kancelares bëhet në kuadër të përcaktimit të konceptit të ri energjetik të Gjermanisë, që pasi është shtyrë disa herë, më në fund pritet të miratohet në shtator. Mënyrat e prodhimit të energjisë në Gjermani do të ndryshojnë me themel. Energjia atomike, ajo e qymyrit, e gazit dhe e naftës duhet të zëvendësohen nga energjitë e rinovueshme. Deri më tani energjia e rinovueshme përbën vetëm 8% të energjisë së konsumuar në Gjermani.

Ka ardhur koha e energjive të rinovueshme. Kolektorë solarësh në Rostok.

Ka ardhur koha e energjive të rinovueshme. Kolektorë solarësh në Rostok.

Ministri gjerman i Mjedisit, Norbert Röttgen që udhëheq projektin e konceptit energjetik, në televizionin gjerman ZDF i bëri të qarta synimet e tij: Röttgen: "Mendoj se deri në vitin 2050 do të kemi bërë realitet atë që sot është thjesht një vizion. Një prodhim energjie praktikisht i fituar tërësisht nga energjitë e rinovueshme. Përdorimi i energjisë së erës dhe asaj diellore do të bëhet gjithnjë e më shumë me një kosto më të ulët, sa më shumë të shumë të prodhojmë. Tek resurset e tjera, si urani gazi dhe nafta ndodh komplet e kundërta. Në një kohë të caktuar ato ezaurohen. Edhe për këtë arsye na duhet të ndërrojmë udhë."

Norbert Röttgen, ministër Mjedisi

Norbert Röttgen, ministër Mjedisi

Debat i hapur për energjinë atomike

Gjermania duhet të pavarësohet në furnizimin energjetik dhe të bëhet më ekologjike. Por rryma e kohës duhet të jetë - sa më lirë - në mënyrë që ekonomia të mbetet konkuruese. Se si duhet bërë kjo, ende debatohet nxehtësisht në Gjermani, sidomos partitë politike nuk bien në ujdi. Më parë Gjermania kishte vënë si afat vitin 2002 si vit të fillimit të mbylljes të centraleve atomikë.

Kryetari i partisë kristiansociale (CSU), Horst Seehofer e vë këtë në dyshim: "Kemi pesë blloqe të tillë centralesh në Bavari, dy të tretat e energjisë i marrim prej tyre. Për mua në çështjen e zgjatjes së afatit të centraleve faktor që vendos është vetëm siguria e tyre dhe jo ndonjë numër vitesh."

Kryeministri bavarez, Horst Seehofer

Kryeministri bavarez, Horst Seehofer

Sektori i energjisë atomike sheh në konceptin e ri energjetik një shans, megjithëse komplet ndryshe nga ai që sheh ministrit i Mjedisit. Ky sektor kërkon afate më të gjata të mbajtjes në funksion të centraleve atomikë, si edhe mosfutjen e tatimit mbi elementët katodikë. Tatimi mbi uranin dhe plutoniumin do t'i sillte shtetit gjerman rreth 2,3 miliardë euro në vit,në rast se do të zbatohej vitin e ardhshëm.

Për kancelaren është e rëndësishme t'i japë fund grindjes mbi energjinë atomike. Mesazhi i ditës duhet të jetë: Qeveria e saj po merr kursin e energjisë ekologjike. "Sot kishim ditën e energjisë së erës, dhe prandaj po e lë me aq sa thashë. Në 27 gusht do të paraqitet koncepti i ri energjetik nga i ngarkuari për këtë. Dhe para se të kemi bërë një vlerësim të këtyre koncepteve nuk mund të flasim për shpërndarjen e mënyrave se si do të prodhohet energjia."

Autor: Heiner Kiesel/Lindita Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 20.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ors8
  • Data 20.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ors8