1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania do t'i blejë të dhënat bankare mbi evazorët fiskalë në Zvicër

Megjithë zërat kritikë në koalicion qeveriar Ministri gjerman i financave, Wolfgang Schäuble, bëri të ditur se "vendimi parimisht është marrë".

default

Ministri i financave Schäuble (majtas) me paraardhësin e tij në post Steinbrück

Rasti është juridikisht i ngjashëm me aferën për xhirollogaritë e fondacioneve të Lihtenstajnit në vitin 2008, i tha politikani i Partisë Kristiandemokrate (CDU) gazetës "Augsburger Allgemeine". Edhe atëherë qenë shitur të dhëna të siguruara ilegalisht. Schäuble theksoi se deri tani asnjë gjykatë nuk i ka ndaluar ato si mjet dëshmie.

Dhuratë e një lloji të pamoralshëm?

Opinioni publik gjerman debaton, nëse fisku mund të blejë të dhëna të vjedhura mbi personat që nuk kanë kryer detyrimin e shlyerjes së tatimeve. Sipas informacioneve të Financial Times Deutschland është shfaqur një CD me 130.000 të dhëna, e cila siç duket vjen nga një informaticien 37 vjecar i bankës së madhe britanike HSBC. Në të gjenden 1.300 të dhëna të klientëve gjermanë, të cilët duhet të paguajnë deri 100 milionë euro taksa. Ministrisë gjermane të financave i është ofruar blerja e këtyre të dhënave për 2,5 milionë euro.

Që kur është bërë e njohur kjo ofertë fjala moral ka përsëri koniunkturë të lartë në diskutimin politik. A i lejohet një shteti që të blejë informacione të vjedhura dhe pastaj t'i shfrytëzojë ato në procese penale kundër të akuzuarve? Kancelarja gjermane Angela Merkel tha për këtë ditën e hënë:

Bundestag Merkel und Schäuble

Kancelarja Angela Merkel me ministrin e Financave Schäuble

"Unë si çdo njëri normal jam për atë, që ta dënojmë evazionin fiskal dhe për këtë qëllim duhen bërë të gjitha përpjekjet për t'i marrë këto të dhëna. Që të hapet rruga për këtë duhen zhvilluar bisedime. Synimi ynë është që t'i posedojmë këto të dhëna, nëqoftëse ato janë relevante."

CD me 1500 emra

Këtë qëndrim e mbështet plotësisht Dieter Ondraczek, kryetar i sindikatës gjermane të fiskut.

„Unë jam i mendimit se shteti duhet ta blejë. Kjo nuk është shitblerje e mallrave të vjedhura, siç është thënë, por ka informacione për vepra penale, në këtë rast për 1500 keqbërës. Dhe do të ishte e dënueshme, nëqoftëse këto informacione nuk pranohen. Që për to duhen paguar para, kjo është një gjë tjetër. Por informacionet duhen ndjekur.“

Në këtë rast sipas "Financial Times Deutschland“ të dhënat vijnë nga kompjuterat e bankës së madhe britanike HSBC. Specialisti 37 vjeçar i informatikës Herve Falciani qëndron pas kësaj oferte. Ai u ka bërë një ofertë të ngjashme autoriteteve franceze gushtin e kaluar. Atëherë qe folur për 130.000 të dhëna të klientëve nga e gjithë bota. Një shifër, e cila u korrigjua në dhjetë nga banka e prekur. Mendohet që shteti të mund të përfitojë 100 milionë euro nga kthimi i këtyre taksave të papaguara.

Symbolbild Steuerhinterziehung

Metodë e rrezikshme

Por pavarësisht, nëse është fjala për 10 apo130.000 evazorë fiskalë, të cilët mund të kapeshin me këtë blerje, thotë Peter Schaar, e gjitha është lojë me zjarrin:

„Së fundi kjo bën që kudo në botë të vidhen të dhëna dhe ato të shiten, kur ofrohen. Mund ta merrja p.sh. me mend, që dikujt t'i shkojë në mendje që të dhenat mbi polaket, që abortojnë në Gjermani, gjë që është e ndaluar me ligjin polak, t'ia dorëzosh organeve polake të ndjekjes penale. Të përmendim këtu edhe disidentët kinezë, të cilët duhet të besojnë që të dhënat në kompjuterët tanë janë të sigurta dhe se ato nuk u shiten autoriteteve kineze. Këto shitës të të dhënave janë të paskrupull dhe këto modele nuk duhen mbështetur, por duhen luftuar."

Evazioni fiskal duhet luftuar me mjetet e shtetit ligjor

Ekspertët për mbrojtjen e të dhënave kërkojnë që edhe nga ana juridike duhet arritur marrëveshja për tatimin e dyfishtë, që është në diskutim me Zvicrën. Në të duhen përcaktuar rregulla të qarta për këmbimin e të dhënave të fshehta bankare. Pas presionit të madh ndërkombëtar Zvicra në mars të vitit 2009 e zbuti rregulloren e sekretit bankar. Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin OECD e kishte kërcënuar një herë, se do ta vinte në listën e zezë të oazeve fiskale. Pas kësaj Zvicra bëri lëshime.

Senatori i Berlinit për financat, Ulrich Nussbaum, është i mendimit se jo vetëm Zvicra ka detyrime. Edhe Gjermania duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë në përndjekjen e evazorëve fiskalë.

"Mua më duket se qeveria gjermane duhet të përcaktojë këtu një procedurë të përgjithshme, sidomos në lidhje me Zvicrën. Nuk është nevoja të veprosh me vrull. Por mua më duket se me Zvicrën mund të bihet dakord për një procedurë të rregullt, për mënyrën se si siguron aksesin në informacion."

Autor:Richard Fuchs/Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 02.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lq0Y
  • Data 02.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lq0Y