1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

'Gjermania dhe SHBA nuk mund të ndahen nga mungesa e besimit'

Përgjimi i Kancelares Merkel nga NSA mund të ketë pasoja serioze. BE duhet të bëjë hapin e parë për rritjen e transparencës, thotë në një intervistë për DW ish këshilltari i Hillary Clinton, Ben Scott.

Ben Scott aktualisht është drejtor programi pranë Fondacionit Përgjegjësia e Re me qendër në Berlin. Ai ka shërbyer si këshilltar mbi tekonolgjinë dhe çështjet politike për ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton gjatë mandatit të parë të Presidentit Barack Obama.

DW: Shërbimet inteligjente Amerikane akuzohen se kanë përgjuar telefonin e Kancelares Gjermane Angela Merkrel. Berlini është i inatosur dhe Merkel ka telefonuar Presidentin Obama për të sqaruar çështjen. Sa i madh është dëmi?

Ben Scott: Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një problem serioz politik. Unë u surprizova shumë kur dëgjova një gjë të tillë. Të përgjosh telefonin e një lideri botëror, mendoj se është diçka që nuk mund të kapërdihet lehtë dhe ka shumë pasoja nëse ekspozohet.

Si duhet të reagojë Gjermania për këtë?

Ne kemi parë menjëherë një reagim që kërkon shpjegime deri në nivelet më të larta. Por mendoj përgjigja më e rëndësishme në terma afatmesëm është jo vetëm ndalimi i përgjimeve, por edhe bisedime mes qeverive për të patur një zgjidhje të politikave të përgjimit. Ky incident reflekton ndarjen e madhe të politikave të përgjimit mes dy vendeve. Prandaj unë mendoj se duhen bisedime dhe sqarime, sepse SHBA dhe Gjermania si dy aleatë të rëndësishëm nuk mund të ndahen vetëm nga mungesa e besimit.

Cilat mund të jenë implikimet në termat e mardhënieve Trans-Atlantike?

Unë mendoj se për çështje të tilla duhet angazhim Trans-Atlantik për të vendosur mbi çështje praktike si ajo e tekonoligjsë së përgjimeve në masë. Falë dëshmive të Edward Snowden ne dimë disa gjëra mbi praktikat e NSA. Por ne nuk dimë asgjë për shërbimet inteligjente gjermane apo ato franceze. Nëse Eruopa do të forcojë më shumë rregullat, të vendosë stadarte të reja për përgjimin dixhital dhe t'i kërkojë SHBA-së t'i zbatojë, atëherë duhet të tregohet më shumë transparente. Mes shteteve Europaine nuk ka asnjë standart minimal për mbrojtjen e pavarësisë. Çdo shtet mbron qytetarët e tij me një standart më të lartë se çmbron të huajt dhe unë mendoj se ky është një nga hapat e parë që BE duhet të marrë mes vendeve anëtare.

Mendoni se në këtë moment BE dhe SHBA mund të nënshkruajnë një marrveshje për mos-spiunim?

Mendoj se do të ndodhë. Nëse aleatët e NATO-s vendosin të shkojnë në luftë të gjithë bashkë, duhet të ndalojnë së spiunuari njëri-tjetrin. Është çështje vullneti politik dhe është çështje për debat publik për kostot dhe përfitimet e përgjimit të miqve të tu. Cilat janë përfitimet, që qenkan kaq të mëdha, aq sa të rrezikohet dëmtimi politik nëse ekspozohen. Unë mendoj se nuk duhet të fajësojmë vetëm Uashingtonin sepse ka edhe vende Europianë që bëjnë një gjë të tillë, por ata thjesht nuk kanë kapacitet e NSA.

Si mendoni se do të reagojë SHBA? A mund të shkaktohen probleme diplomatike me të gjithë aleatët?

Unë mendoj se do të ketë një farë reagimi. Ju tashmë keni dëgjuar disa deklarata të Presidentit Obama për ndryshime në politikën e përgjimeve, për të vendosur më mirë se çfarë është në të vërtetë terrorizëm dhe çfarë mund t'i jepet përparësi. Por se çfarë do të ndodhë konkretisht kjo mbetet për tu parë.

Mendoni se mund të ketw një tërheqje? A nuk është një fakt se përgjimi është bërë më i thjeshtë nga përparimi i teknologjisë?

Unë mendoj se kemi aq shumë tekonoligji, sa do të na lejonte të bënim gjëra që nuk duhet t'i bëjmë. Qoftë përgjimi dixhital apo përdorimi i armëve të fuqishme. Por prandaj ne kemi ligje në shoqëritë demokratike dhe kam besim se nëse Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi do të ndryshojnë ligjin për kufizimin e veprimeve të NSA, si përshembull përgjimi i Kancelares Merkel, atëherë ata do të ndalojnë.

DW.COM