1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjermania dhe Kina duan të bashkëveprojnë për tejkalimin e krizës financiare

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Kinës Hu Jintao ranë dakord në Pekin që në samitin e vendeve më të industrializuara dhe vendeve në zhvillim që do të mbahet më 15 nëntor të paraqesin qëndrime të njëjta.

Kancelarja Angela Merkel, dhe kryeministri kinez Wen Jiabao

Kancelarja Angela Merkel, dhe kryeministri kinez Wen Jiabao

Qeveria kineze po përpiqet që të heshtë për mosmarrëveshjet gjermano - kineze. Këtu nuk ndikoi as nderimi në Parlamentin Evropian i disidentit Hu Jia. Presidenti i Kinës Hu Jintao theksoi se Gjermania e kishte ndihmuar shumë vendin e tij pas termetit të fundit.

"Gjermania është një vend në Evropë i cili e ka ndihmur Kinën më së shumti pas kësaj katastrofe. Besoj se kjo është një shenjë shumë e qartë e miqësisë së qeverisë gjermane ndaj popullit kinez," -tha Hu Jintao.

Asnjë fjalë për desidentët

Për disidentët nuk u fol fare, por kjo nuk do të thotë se kancelarja Merkel do ta anashkalojë këtë temë: "Do të shikoj nëse ka mundësi që në bisedime të preket edhe kjo temë. Kësaj radhe prioritet kishin temat tjera."

Para së gjithash kriza financiare dhe pjesëmarrja e Kinës në rregullat e reja. Kina është prekur më pak nga kriza e bankave ndërsa më shumë nga mundësia e dobësimit të ekonomisë. Më së shumti frikë kanë eksportuesit.

Sinjale pozitive drejt Pekinit zyrtar

Por zonja Merkel i dërgoi sinjale pozitive udhëheqësisë në Pekin: "Ajo që duhet thënë është se qeveria kineze është e vendosur dhe po vepron shumë shpejt për ruajtjen e pasurisë së bujqve dhe dhënien e kredive. Jam e bindur se Kina mund të ndihmojë në stabilizimin e gjendjes ekonmike."

Turbulencat në tregjet financiare do të jenë tema kryesore edhe në samitin Azi-BE që fillon më 24.10.08 në Pekin

Turbulencat në tregjet financiare do të jenë tema kryesore edhe në samitin Azi-BE që fillon më 24.10.08 në Pekin

Merkel dhe Hu Jintao ishin të një mendimi se kriza mund të tejkalohet vetëm me përgjigje globale, ndër të tjera edhe në samitin e përbashkët në nëntor.

"Gjermania dhe Kina kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë në përgatitjen e këtij samiti të 20 vendeve," - tha zonja Merkel.

Kur është fjala për integritetin e Kinës, qeveria dhe populli janë një

Pas takimit me presidentin Hu Jintao, kancelarja Merkel bisedoi edhe me intelektualë dhe shkrimtarë, të cilët nuk janë disidentë, por megjithatë kritikë të regjimit, si dhe me profesorin e gazetarisë Chan Zhan.

"Ajo e kishte shumë vështirë ta kuptonte reagimin e ashpër të Kinës pas takimit me Dalai Lamën, sepse Gjermania nuk e mbështet ndarjen e Tibetit. Këtë problem duhet ta zgjidhë vetë Kina. Kancelares Merkel i kemi shpjeguar se në vend debatojmë për shumë çështje kontestuese politike, por kur është fjala për integritetin e Kinës, qeveria dhe populli janë të një mendimi." - tha Zhan.

  • Data 24.10.2008
  • Autor Eva Corell.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FfyH
  • Data 24.10.2008
  • Autor Eva Corell.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FfyH