1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania dhe Jordania besojnë në procesin e paqes në Lindjen e Afërme

Ishte takimi i tretë midis kancelares federale Angela Merkel dhe mbretit jordanez Abdullah këtë vit- një vit, në të cilin tensionet në Lindjen e Afërme nuk janë pakësuar, po janë shtuar.

Në foto: mbreti i Jordanisë Abdullah dhe kancelarja e Gjermanisë, Merkel

Mbreti i Jordanisë Abdullah dhe kancelarja e Gjermanisë, Merkel

Konflikti i përgjakshëm midis Fatahut dhe Hamasve, e komplikoi edhe më tej situatën. Mbreti jordanez ka lidhur tani shpresa me konferencën e Lindjes së Mesme në Anapolisin amerikan në fund të nëntorit: "Ne shpresojmë që konferenca në Anapolis të hapë derën për paqe dhe stabilitet midis izraelitëve dhe palestinezëve si dhe në të gjithë rajonin."

Kryeministri izraelit Ehud Olmert, Mbreti Abdullah II i Jordanisë, Presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe ai palestinez Mahmoud Abbas takohen në Sharm el-Sheik, Egjipt, 25 qershor, 2007

Kryeministri izraelit Ehud Olmert, Mbreti Abdullah II i Jordanisë, Presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe ai palestinez Mahmoud Abbas takohen në Sharm el-Sheik, Egjipt, 25 qershor, 2007

Në Anapolis, do të jetë i pranishëm drejtuesi i negociatave të palës palestineze, presidenti Mahmud Abas, Fatahu i të cilit sundon Jordanin Perëndimor, por jo më Rripin e Gazës. Por për kancelaren Angela Merkel, mosdakordimi midis palestinezëve nuk është shkak që të vështrohet me pesimizëm konferenca e paqes e Lindjes së Mesme: "Unë besoj fort se stabilizimi i situatës në Jordanin Perëndimor dhe madje edhe një përparim ekonomik nuk do të kalojnë pa lënë ndikim në Rripin e Gazës. Dhe unë besoj se stabilizimi i situatës në Jordanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë edhe sukseset për presidentin Abas dhe kryeministrin Fayad kanë rëndësinë më të madhe edhe për raportin me Izraelin. Prandaj, me siguri që ia vlen i gjithë mundimi, që tani të avancohet së pari me këtë pjesë të Jordanit Perëndimor."

Gaza pa drita 26 tetor, 2007.

Gaza pa drita 26 tetor, 2007.

Krahas konfliktit të Lindjes së Afërt, marrëdhëniet ekonomike midis Gjermanisë dhe Jordanisë ishin temë e bisedave - sepse këto marrëdhënie në asnjë mënyrë nuk janë në nivelin e marrëdhënieve politike: "Unë ju jap të drejtë, marrëdhëniet në sektorin ekonomik kanë ende një mundësi të madhe rritjeje."

Deri tani, në Jordani kanë investuar vetëm pak firma gjermane, e këtë mbreti Abdullah dëshiron ta ndryshojë. Para vizitës së tij në Berlin, mbreti mori pjesë në Bremen në një konferencë të marrëdhënieve ekonomike me jashtë: "Ne jemi shumë të interesuar për energji të ripërtëritshme, për shembull për energjinë e erës. Firmat gjermane udhëheqin në këtë sektor dhe prandaj ne shpresojmë të bashkëpunojmë në vitin 2008. Ne vëmë në jetë edhe projekte ujore dhe projekte infrastrukture, si për shembull linja hekurudhore, dhe vendosim tani kontakte me firmat gjermane. Vitin e ardhshëm shpresojmë që të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet ekonomike midis Jordanisë dhe Gjermanisë."

  • Data 14.11.2007
  • Autor Nina Verkhojzer
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CDva
  • Data 14.11.2007
  • Autor Nina Verkhojzer
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CDva