1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania dhe India dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin - Kancelarja Merkel takon kryeministrin Singh

Kancelarja Angela Merkel priti ditën e shtunë kryeministrin indian Singh. Gjatë takimit ndër të tjera u fol për marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve dhe për samitin e klimës që u zhvillua në Cancun të Meksikës

default

Angela Merkel dhe Manmohan Singh në Berlin

Sipas kancelares Angela Merkel Gjermania dhe India e kanë vënë në jetë patneritetin e tyre strategjik. Këtë ajo e tha ditën e shtunë pas një takimi me kryeministrin indian Manmohan Singh në Berlin. Në vitet e fundit marrëdhëniet janë bërë gjithnjë e më të ngushta, gjë që e tregojnë edhe vizitat jo të pakta reciproke të politikanëve të lartë. Po ashtu ata i kanë vënë vetes qëllime ambicioze për të ardhmen. Në këtë mënyrë ata dëshirojnë të rrisin vëllimin e tregtisë së jashtme, nga 13 miliardë euro, që është aktualisht, në nivelin prej 20 miliardë eurosh deri në vitin 2020. Përveç kësaj, vitin e ardhshëm është 60 vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Me këtë rast Gjermania do të prezantohet pas vjeshtës së ardhshme në shumë qytete indiane.

Angela Merkel und Manmohan Singh

Merkel dhe Singh pas takimit të shtunën në Berlin

Bashkëpunimi Gjermani-Indi edhe në fushëne sigurisë

„Gjermania dhe India kanë jo vetëm bashkëpunim të mirë ekonomik, por edhe një bashkëpunim në fushën e kërkimeve, të zhvillimeve dhe në teknologji. Këtë bashkëpunim ne do ta përforcojmë dhe duam të zgjerojmë po ashtu bashkëpunimin tonë në çështjet e politikës së sigurisë, për shkak se India është një vend, që ka vuajtur vazhdimisht nga terrorizmi.“

Edhe kryeministri indian vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes Indisë dhe Gjermanisë.

" Marrëdhëniet janë të shkëlqyera, nuk ka konfuzion dhe unë besoj se qielli është kufiri i bashkëpunimit tonë“.

India mbështet Merkelin në përpjekjet për shpëtimin e euros

India shpreson veçanërisht te mbështetja dhe ekspertiza gjermane në trajnimin profesional në Indi theksoi ai. Për më tepër Republika Federale është patneri më i madh tregtar i Indisë në Evropë. Në mëyrë të veçantë, Singh vuri në pah mbështejen e kancelares Merkel në debatin mbi të ardhmen e euros.

" Gjermania luan një rol kyç në sigurimin e stabilitetit financiar dhe në rimëkëmbjen ekonomike në eurozonë. Unë i sigurova kancelares mbështetjen e plotë të Indisë në këtë përpjekje. Ne kemi besim të plotë, se zona e vendeve të euros nën udhëheqjen e kancelares do të dalë nga kriza pa u dëmtuar. Eurozona ndihmon në stabilitetin dhe në mirëqënien e botës dhe për këtë arsye është në interes të botës që të lulëzojë eurozona“.

Singh theksoi se Nju-Delhi dhe Berlini do të bashkëpunojnë ngushtë dhe me besim të plotë edhe në Këshillin e Sigurimit. Të dyja vendet mbulojnë për dy vitet e ardhshme nga një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Por për të ardhmen ata pretendojnë një vend të përhershëm në forumin më të lartë të OKB-së. Për këtë arsye ne do të bashkëpunojmë edhe në reformimin e Kombeve të Bashkuara, premtoi Singh.

Merkel vlerëson përfundimin e negociatave në Cancun

Klimagipfel in Cancun

Samiti i klimës në Cancun

Merkel nga ana e saj falënderoi mysafirin e saj për bashkëpunimin konstruktiv në samitin e klimës në Cancun.

" Ne kemi bërë në Cancun një hap përpara. Mbetet shumë, shumë për të bërë për të arritur në një marrëveshje paraprake për marrëveshjen e Kiotos, por sot ishte një ditë e rëndësishme për mbrojtjen e klimës në vazhdën e procesit të OKB-së dhe me përfundimin e negociatave atje, duhet tani të bashkëpunojmë më tej më intensivisht.“

Kjo do të thotë mbështetje dhe transferim i teknologjisë për vendet më të varfra në botë dhe me pretendimin për të arritur synimin e reduktimit të CO2-it për vendet e industrializuara.

Autorë: Bettina Marx /Mimoza Ciak-Kelmendi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 12.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QWK0
  • Data 12.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QWK0