1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjermania dhe Franca: kontrolle në kufijtë e jashtëm të Shengenit

Grindja e vazhdueshme në BE për rregullat e Shengenit po ashpërsohet, shkruan media. Sipas saj, Gjermani adhe Franca duan të rivendosin kontrolle kufitare - nga frika prej imigrimit të paligjshëm

Ministrat e Brendshëm të këtyre dy vendeve kanë dërguar letër në adresë të homologëve të tyre evropianë, ku paralajmërohet mundësia e kontrollit të kufijëve nacionalë, në qoftë se nuk funksionon si duhet kontrolli në jug dhe në Lindje të BE-së.

Grindjet rreth rregullave në zonën e Shengenit dhe mundësisë për kontrollin e kufijëve të jashtëm janë ashpërsuar. Gazeta Süddeutsche Zeitung“ shkruan se Gjermania dhe Franca duan që për shkak të frikës nga emigrantët ilegalë, sërish të fusin kontrollimin e kufijve të jashtëm - në qoftë se kufiri evropian në Jug dhe në Lindje nuk kontrollohet si duhet.

Gazeta i referohet një letre të ministrit të Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich dhe homologut të tij francez Claude Guéant, të dërguar homologëve të tyre evropianë. Në këtë letër konkretisht ministri gjerman dhe ai francez kërkojnë prej qeverive të tyre që të përgatiten që në rast nevoje të fusin kontrollet e përkohshme të kufijve të jashtëm.

Një polic kufitar polak duke kontrolluar dokumentet e udhëtarëve në kufirin me Ukrainën

Një polic kufitar polak duke kontrolluar dokumentet e udhëtarëve në kufirin me Ukrainën

Propozimi i Parisit dhe Berlinit duhet të trajtohet të enjten e ardhshme (26.04), në takimin e ministrave të brendshëm të BE në Luksemburg. Në këtë takim propozimin e tyre do të shpjegojnë vet ministrat Friedrich dhe Guéant.

Masa vjen nëse nuk realizohen kontrollet e mjaftueshme nga shtetet anëtare

Në letër thuhet se duhet miratuar mekanizmat për rivënjen e kontrolleve të kufijve të jashtëm, në qoftë se ndonjë prej vendeve anëtare të kësaj zone nuk është në gjendje të kotrollojë kufirin si duhet.

"Pas 30 ditësh nga aplikimi i këtyre masave, Komisioni Evroian duhet t'i propozojë Këshilit të Evropës masat për vazhdimin apo heqjen e kontrolleve të brendshme kufitare", thuhet në këtë letër. Por vendimin përfundimtar megjithatë duhet t'a marrë Këshilli dhe jo Komisioni Evropian.

Përvoja shumëvjeçare ka zbuluar mangësi të shumta të sistemit

Agjencia e lajmeve Frans Pres shkruan se Franca dhe Gjermania janë të pakënaqura me vendimin e Komisionit Evropian që ai të ketë komptencën e marrjes së vendimeve nëse duhet futur kontrolli i kufijve të vendeve anëtare apo jo.

"Kjo e drejtë është pjesë e sovranitetit nacional dhe për këtë nuk mund të negociohet. Shengenin e kemi dashur për të siguruar të gjithë kufijtë në Evropë dhe jo që ato të kalohen pa kontroll", thuhet në letrën e dy ministrave, njofton agjencia.

Kjo letër është në harmoni të plotë edhe me qëndrimet e presidentit francez Nicolas Sarkozy. "Aplikimi i Shengenit ka filluar në vitin 1995 dhe plot 17 vjet po dëshmohet se kemi probleme serioze me funksionimin e tij", deklaroi Sarkozy, i cili gjendet në fushatë parazgjedhore në prag të zgjedhjeve presidenciale. Letra e përbashkët dëshmon se një qëndrim të tillë kanë edhe autoritetet gjermane, shkruajnë mediat.

Vendimi përfundimtar për kontrollin e kufijëve të vendeve brenda zonës Shengen nuk mund të merret para muajit qershor. Ndryshimet eventuale të marrëveshjes së Shengenin duhet të miratohen prej të gjitha vendeve anëtare, njofton Frans pres.

Autor: Bahri Cani (dpa, sz)

Redaktoi: Elert Ajazaj