1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjermania dhe Franca kërkojnë rrugën e duhur

Pjesa e Dytë e takimit të nivelit të lartë të BE të mërkurën shpresohet se do të sjellë shpëtimin për shtetet e euros në vështirësi financiare. Por shpresa për një zgjidhje gjithëpërfshirëse është e gabuar.

Cili koncept do të fitojë për Evropën?

Cili koncept do të fitojë për Evropën?

Takimi i nivelit të lartë të së mërkurës (26.10.) nuk do të jetë i fundit, i cili do të merret me shpëtimin e shteteve të mbytura në borxhe, të bankave dhe sistemeve financiare të kalbura. Vetëm duke bërë hapa të vegjël mund të përballohet kriza, beson kancelarja Angela Merkel. Për kursin e saj me ngurrime ajo kritikohet shpesh, edhe nga kolegët evropianë, por Merkeli e di se i duhet të mbajë përgjegjësi për vendime me pasoja të rënda, të cilat do t'i japin pamjen Evropës për vite, nëse jo për dekada të tëra.

Ajo dhe shumë politikanë të tjerë të lartë të BE e kanë të vështirë të kuptojnë, atë që u duhet të vendosin dhe që të përzgjedhin këshillat në kundërshtim me njëra-tjetrën të ekspertëve. Prandaj edhe konsultat e BE janë për momentin kaotike siç nuk kanë qenë kurrë më parë. Problemi bazë i shteteve anëtare të Euros është që të dyja vendet më të rëndësishme, Gjermania dhe Franca, edhe pas takimit maratonë të nivelit të lartë në fundjavë nuk janë të të njëjtit mendim, se si mund të luftohen njëkohësisht kriza bankare, kriza e borxheve dhe kriza e besimit.

Kush do të fitojë?

Kancelarja nuk është e gatshme që të fundosë edhe më shumë taksa gjermane tek Greqia dhe të shtete të tjera në vështirësi financiare. Ajo nuk është e gatshme, që ta zgjidhë krizën e sigurimit të parave përmes Bankës Qendrore Evropiane. Frika për një inflacion eventual është shumë e madhe në Gjermani. Presidenti francez Nicolas Sarkozy thotë se Franca nuk mund ta përballojë më që t'i shpëtojë vetë bankat e saj dhe të shpenzojë më shumë para për shtete të tjera. Edhe ngritja e shumës së fondit të shpëtimit të euros EFSF në një bilion euro nuk do të jetë në gjendje t'i bindë investorët që të blejnë borxhe të tjera evropiane, mendojnë francezët.

Prandaj Franca dëshiron ta bindë Bankën Qendrore Evropiane që të vërë në dispozicion një shumë të pakufizuar parash. Kjo do të kushtonte në fund më pak, se sa mbushja e vazhdueshme e fondeve të reja, llogarisin ekspertërt francezë. Një falje e gjerë e borxheve Greqisë do të kishte pasoja të pallogaritshme për shtete të tjera në vështirësi financiare si Spanja, Italia dhe në fund edhe Franca, mendojnë në Paris. Meqenëse për momentin asnjëri nga kampet nuk del fitimtar, negociatat janë shumë të ashpra.

Një zgjidhje tranzitore

Të mërkurën (26.10.), në pjesën e dytë të takimit të nivelit të lartë pritet të rezultojë ndoshta një kompromis i trefishtë, i cili nuk do të sjellë zgjidhje përfundimtare, por që do të blejë sërish disa muaj kohë: për Greqinë mund të bihet dakord për një fjalje të pjesshme të borxheve, një falje të vogël për nevojat që ka Greqia, por që i ruan bankat franceze. Kapitali vetjak i bankave do të ngrihet në atë masë, sa ato të mbijetojnë shumë- shumë një falimentim grek, por jo një falimentim italian. Fondi i shpëtimit EFSF do të fryhet, por jo në atë masë sa të rivendosë besimin e investuesve në të gjithë botën për zonën e euros. Vendimi parimor, nëse do të ndiqet receta franceze apo receta gjermane do të shtyhet.

Autor: Bernd Riegert

Redaktoi:  Aida Cama

DW.COM