1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjermania dhe armët kimike të Asadit

Kancelarja Merkel nuk ka deri tani të dhëna që kimikatet gjermane të eksportuara në Siri, të jenë përdorur për prodhimin e gazit helmues sarin. Gjermania i ka livruar më shumë se 100 tonë kimikate regjimit të Asadit.

Të mërkurën u bë e ditur se Gjermania ka livruar mes 2002 dhe 2006 lëndë kimike në Siri, të cilat mund të përdoren edhe për prodhimin e gazit helmues sarin. Kjo rezulton nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj një kërkese të partisë e Majta.

Akuza e së majtës: Gjermania bashkëpërgjegjësi për viktimat e gazit helmues

Politikani i majtë Jan van Aken i kishte akuzuar qeveritë e mëparshme gjermane, të drejtuara nga socialdemokratët dhe të gjelbrit dhe më pas nga kristiandemokratët dhe socialdemokratët, se kanë dhënë miratimin për eksporte kimikatesh në Siri, të cilat nevojiten direkt për prodhimin e sarinës. "Vetëm gjatë viteve 2002-2006 qeveritë e atëhershme kanë miratuar livrimin e 111 tonë kimikatesh delikate", kritikon van Aken. "Për më tepër në një vend, për të cilin qysh atëherë gjithë bonta e dinte se kishte një program gjigant armësh kimike."

Merkel hedh poshtë akuzat dhe premton sqarim të plotë

Bundestagsdebatte Angela Merkel 03.09.2013

Kancelarja Angela Merkel

"Sipas të dhënave që disponoj, kimikatet janë përdorur për qëllime civile." Kancelarja iu referua faktit që sanksionet kundër Sirisë janë ashpërsuar në maj 2011 dhe qysh atëherë nuk ka pasur më të tilla eksporte. "Për periudhën e mëparshme do ta sqarojmë. Por të dhënat e para tregojnë se nuk janë përdorur për prodhimin e sarinës p.sh.".

Sqarime pati edhe nga Ministria gjermane e Ekonomisë. "Nga pikëpamja e qeverisë gjermane dhe sipas shqyrtimeve të deritanishme, nuk ka asnjë të dhënë që kimikatet e livruara nga Gjermania në Siri të jenë përdorur për qëllime të tjera nga ato civile", u tha të mërkurën (18.09.2013) nga qarqe të Ministrisë gjermane të Ekonomisë. Për këtë arsye është e gabuar të flitet për keqpërdorim të kimikateve për prodhimin e armëve kimike. Lëndët kimike kanë një përdorim të gjerë për qëllime civile si p.sh. për trajtimin e sipërfaqes së metaleve, fluorizimin e ujit të pijshëm dhe prodhimin e pastës së dhëmbëve. Pra bëhet fjalë për lëndë klasike me përdorim të dyfishtë që mund të përdorin si për qëllime civile ashtu edhe ushtarake, u tha nga Ministria e Ekonomisë. Eksporti i tyre nga Gjermania është miratuar vetëm pas një kontrolli të imtë nga shërbimet sekrete që flisnin për shfyrëtzimin e tyre për qëllime civile. Miratimi është bërë pas konsultimeve me pjesëmarrjen e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shërbimit Informativ gjerman (BND) dhe Zyrës Federale për Ekonomi dhe Kontrolle të Eksporteve (BAFA). Në këtë mënyrë Gjermania mund të jetë bërë bashkëfajtore për qindra viktimat e sulmit me sarinë në Damask në 21 gusht.

Asadi pranon planin për asgjesimin e armëve kimike

Syrien Konflikt Bashar Assad Porträt 13.Nov 2009

Bashar al Assad -Presidenti i Sirisë

Siria do t'ia dorëzojë armët e saj kimike çdo vendi që është i gatshëm t'i pranojë për asgjësim, tha Asad të mërkurën (18.9.) në kanalin amerikan Fox Neës. Ai theksoi se kjo është teknikisht mjaft e komplikuar, do të zgjasë ndoshta një vit dhe do të kushtojë me siguri një miliard dollarë.

Presidenti sirian theksoi se forcat e tij të armatosura nuk janë përgjegjëse për sulmin me gaz helmues në Damask në muajin gusht. Shumë vende perëndimore si SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania bëjnë përgjegjëse trupat e Asadit për sulmin ku humbën jetën më shumë se 1400 vetë, ndër të cilët edhe shumë gra dhe fëmijë. Ndërsa Rusia nuk përjashton se përgjegjës mund të jenë kryengritësit në Siri.