1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermania dënon përpjekjen për puç në Turqi

Qeveria gjermane është shprehur e shqetësuar për përpjekjen për puç ushtarak në Turqi. Ministri Steinmeier dënon tentativën për puç ushtarak dhe kërkon respektimin e rendit demokratik në vend.

Pas përpjekjes për puç ushtarak në Turqi, qeveria gjermane është shprehur "thellësisht e shqetësuar" për gjendjen. Të gjitha përpjekjet që duan të ndryshojnë me dhunë rendin demokratik në Turqi, unë i dënoj ashpërsisht", është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier të shtunën (16.07) në Berlin.

Türkei Soldaten flüchten vor wütendem Mob

Ushtarët largohen pas zemërimit të popullit

"U bëj thirrje të gjitha palëve të respektojnë institucionet demokratike të Turqisë dhe rendin kushtetues të vendit", ka thënë Steinmeier. Po ashtu ajo që është e rëndësishme tani është mënjanimi i një gjakderdhjeje të mëtejshme. Për këtë ai e cilësoi si shpresëdhënëse, faktin që "partitë e përfaqësuara në parlament, kanë konfirmuar mbështetjen e parimeve demokratike."

Të shtunën paradite Steinmeier thirri shtabin e krizës të qeverisë gjermane për shkak të gjendjes në Turqi. Më parë Ministria e Jashtme gjermane u ka bërë thirrje qytetarëve në Turqi të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mënjanojnë grumbullimet në sheshe publike.