1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjermania akordon 9 milion euro grant për Shqipërinë

Program për mbrojten e mjedisit në liqenin e Ohrit. Synohet ndërtimi i një sistemi funksional kanalizimesh në përputhje me normat e higjienës të qytetit.

default

Pamje nga Liqeni i Ohrit

Fonde financiare, të cilat rrjedhin nga buxheti i qeverisë gjermane janë të ndara në dy pjesë. Kështu 5 milionë euro do të konkretizojnë fazën e dytë të projektit. Programi i mbrojtes së mjedisit të Liqenit të Ohrit, për sistemin e kanalizimeve të qytetit të Pogradecit, për ndërtimin e kolektorëve, stacionit të pompimit dhe të impiantit të pastrimit të ujërave të zeza, masa që ndërmerren për të garantuar përmirësimin e sistemit të grumbullimit të ujërave të zeza. Qëllimi është të arrihet ndërtimi i një sistemi kanalizimesh funksional e në përputhje me normat e higjienës të qytetit.


Ky program i shërben jo vetëm mbrojtjes së liqenit të Ohrit duke reduktuar ndotjen nga ujërat e zeza, por edhe mbrojtes së shëndetit të banorëve dhe pushuesve të këtij rajoni. Pjesa e mbetur prej 3.56 milion euro shkon për projektin „Rezervati biosferik ndërkufitar i Prespës“, c'ka ndihmon në ruajtjen e biodiversitetit të lartë të Shqipërisë në parkun kombëtar të Prespës. Krahas zvogëlimit të keqshfrytëzimit të parkut kombëtar jepet edhe një kontribut në luftimin e varfërisë në rajon, psh. nëpërmjet zhvillimit të turizmit.


Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchart duke përmendur fushat prioritare të bashkëpunimit mes dy vendeve rendit, energjitikën, kanalizimet dhe ujësjellesat, por ai shton se krahas tyre po përpiqemi të mbështesim dhe zhvillimin e turizmit. Ministri i Financave Ridvan Bode ka vlerësuar dy projektet më të fundit, por dhe të tjera që janë mbështetur nga qeveria gjermane. Në 20 vitet e fundit Republika Federale e Gjermanisë në kuadër të marrëdhënieve dy palëshe ose shumë palëshe ka akorduar më shumë se 700 milion euro për Shqipërine, gjë që sipas sipas ambasadorit Borchardt, e rendit vendin “ndër shtetet e para për ndihmen për frymë të popullsisë.


  • Data 16.01.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cqmg
  • Data 16.01.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cqmg