1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gjermania është futur edhe më shumë në rrjetin e terroristëve

Rritja e sigurisë në Gjermani, pas shfaqjes së dy videove me kërcënime terroriste gjen jehonë në shtypin gjerman.

Video kërcënuese e El Kaidës kundër Gjermanisë.

Video kërcënuese e El Kaidës kundër Gjermanisë.

Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani rrjeti terrorist i El Kaidës i ka përforcuar kërcënimet ndaj Gjermanisë. Në dy video të shfaqura të premten dhe në fundjavë ne internet kërkohet tërheqja e trupave të ushtrisë gjermane nga Afganistani. Në Gjermani reagimi ka qenë me përforcimin e kontrolleve nëpër aeroporte dhe stacionet e trenave. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman të së hënës:

Gazeta "Augsburger Allgemeine" komenton: "Kërcënimet e fundit duhet të vlerësohen seriozisht, sepse ato vijnë direkt nga epiqendra e talibanëve. Por, Gjermania është dalluar me vigjilencën e vazhdueshme kundrejt terrositëve, gjë që vitet e fundit ka ndikuar në parandalimin e sulmeve të rënda. Ndaj kërcënimet nuk duhet të japin shkas për panik. Ato duhet të përballohen me maturi, në mënyrë që ato të dështojnë pa pasur asnjë efekt."

Gazeta "Märkische Oderzeitung" vëren: "Një gjë është e qartë, që terroristët sot operojnë në mënyrë globale dhe të decentralizuar. Ata nuk udhëtojnë nga zona kufitare afgano-pakistaneze, por jetojnë në mes të shoqërisë perëndimore dhe janë të informuar më së miri për të ashtuquajturat objektiva të dobëta. Autorët e atentateve të planifikuara me valixhe-bombë dështuan në vitin 2006 vetëm për shkak të mospërputhjeve teknike në përpjekjen, për të hedhur në erë disa trena rajonalë. Grupi i Zauerlandit, që ndër të tjera donte të sulmonte bazën e SHBA-së në Ramshtajn, mundi të pengohet në vitin 2007. Në këto plane ishin të involvuar dy gjermanë të konvertuar në fenë islame. Ky fakt nënvizon sfidat e reja për mbrojtjen nga rreziqet. Në këtë drejtim janë të gabuara si përhapja e papërgjegjshme e panikut, ashtu edhe premtimet populiste për siguri absolute. Në analizë të kthjellët arrihet në përfundimin, që pas angazhimit të ushtrisë gjermane në Hindukush Gjermania është futur edhe më shumë në rrjetën e terroristëve."

Autor : dpa / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 21.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JlEg
  • Data 21.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JlEg