Gjermani: Socialdemokratёt rizgjedhin Schulz me 81,94 pёrqind | Gjermania | DW | 08.12.2017
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Socialdemokratёt rizgjedhin Schulz me 81,94 pёrqind

Martin Schulz u rizgjodh nё kongresin e partisё socialdemokrate, SPD, me 508 vota pro kundrejt 97 kundёr. SPD u shpreh pёr bisedime sondazhi me unionin konservator pёr krijimin e qeverisё, por me rezultat tё hapur.

Martin Schulz nё mbrёmjen e sё enjtes (07.12) nё kongresin e partisё SPD nё Berlin u rizgjodh kryetar i saj. "Mё 19 mars mё zgjodhёt me 100 pёrqind. Ky ishte njё moment i bukur, por mё pas erdhёn kohё tё vёshtira", tha Schulz duke iu referuar rezultatit mё tё dobёt nё historinё e socialdemokratёve nё zgjedhjet parlamentare. "Tani mё keni pajisur me 81,94 pёrqind. Unё dёshiroj, qё mbi bazёn e kёtij rezultati tё vijnё kohё mё tё mira."

Para votimit kongresi i partisё u shpreh pёr hapjen e bisedimeve tё sondazhit me kristiandemokratёt/kristiansocialёt (CDU/CSU)pёr krijimin e koaliconit qeverisёs. Socialdemokratёt megjithatё e kanё shtyrё vendimin pёrfundimtar parimor mbi vazhdimin e koalicionit me bazё tё gjerё. Kryesia e SPD-sё u influencua nga njё propozim i degёs sё socialdemokratёve nё landin e Renanisё Veriore-Vestfalisё qё nё njё kongres tё jashtёzakonshёm partia tё vendosё pёr hapjen e bisedimeve tё mirёfillta pёr krijimin e koaliconit. Ky kongres do tё mblidhet nё mes tё janarit, nё rast se bisdeimet e sondazhit me unionion konservator mund tё kthehen nё bisedime formale koalicioni. Kryesia e partisё kishte parashikuar pёr kёtё njё kongres tё vogёl, tё dominuar prej deputetёve dhe drejtuesve tё partisё. Njё marrёveshje e mundshme koalicioni nё fund tё bisedimeve do t'i paraqitet tё gjithё 440.000 anёtarёve pёr votim pёrmes postёs.

Kryetari i SPD-sё Martin Schulz i bёri thirrje partisё qё t'i lerё dorё tё lirё pёr bisedimet me unionin pёr krijimin e qeverissё dhe njёkohёsisht vendosi kushte. Asgjё nuk do tё jetё automatikisht nё asnjё drejtim, tha ai nё kongresin e partisё.

Shtetet e Bashkuara tё Europёs 

Nё hapje tё kongresit kryetari i partisё e shpalli forcimin e BE-sё si njё ndёr objektivat qendrore politike. "Europa ёshtё sigurimi ynё u jetёs", tha Martin Schulz. Ai synon, qё BE-ja deri nё vitin 2025 tё kthehet nё Shtetet e Bashkuara tё Europёs me njё marrёveshje tё pёrbashkёt kushtetuese. Anёtarёt e BE-sё, qё nuk e miratojnё kёtё kushtetutё federative, duhet tё largohen nga BE-ja, theksoi Schulz nё Berlin.

Kancelarja Angela Merkel reagoi e rezervuar ndaj kёtij propozimi, por nuk u pozicionua qartё. Ideja e Shtetevetё Bashkuara tё Europёs sipas modelit tё SHBA-sё ka ekzsituar shumё kohё pёrpara se tё krijohej BE-ja. Socialdemokratёt mё 1925 pёr herё tё parё janё shprehur pёr kёtё ide. Schulz tani pёr herё tё parё pёrmend njё afat konkret, deri sa tё realizohet ky synim do tё jenё mbushur plot 100 vjet qёkurse kjo ёshtё kёrkuar pёr herё tё parё.