1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Shtohet numri i veprave penale me sfond ekstremizmin e djathtë

Sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane në vitin 2012 në Gjermani është shtuar edhe më tej numri i akteve dhe veprave penale me sfond ekstremizmin e djathtë.

Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich tha për gazetën "Tagesspiegel am Sonntag" se duke u bazuar në shifrat paraprake për krimet me sfond politik ekstremist të djathë në vitin 2012 ka pasur një rritje prej katër për qind në krahasim me vitin 2011. "Sipas të dhënave tona të para paraprake, vihet re një rritje e krimeve të motivuara politikisht të krahut të djathtë prej përafërsisht katër për qind, në rreth 17.600." tha - Ministri i Brendshëm fedral.

Në veprat penale të kryra nga neo-nazistët dhe deliktet e tjera të karakterizuara nga përdorimi i dhunës mendohet se ka një rritje prej dy për qind. Gjithësesi këtu  ministri nuk përmendi ndonjë shifër të saktë.

Bundesinnenminister Hans-Peter Friedrich

Hans-Peter Friedrich

Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich tha se është i shqetësuar se në përgjithësi ka një rënie dramatike të pragut për të përdorur dhunën: "Në radhën e neo-nazistëve ka një potencial dhune që ne nuk duhet ta minimizojnë. Unë jam i shqetësuar se pragu për të ushtruar dhunë është zvogëluar përgjithësisht në mënyrë dramatike.»

Sipas statistikave zyrtare për vitin 2011 organet e sigurisë kanë regjistruar në këtë kategori sipas gazetës «Tagesspiegel am Sonntag» 828 raste, gjë që do të thotë që në rast se kemi një rritje prej dy për qind në vitin 2012 ka pasur të paktën 840 krime të dhunshme.

Ndërgjegjësim kundër ekstremizmit

Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich shpreson në shoqëri për një ndryshim në perceptim dhe ndërgjegjësim në luftimin e ekstremizmit të djathë: "Ngritja e vetëdijes është e mundur", tha Friedrich për "Tagesspiegel am Sonntag". Ashtu si në dekadat e kaluara është arritur të krijohet një vetëdije të re mjedisore, edhe "ndërgjegjësimi kundër ekstremizmit" mund të ketë sukses, mendon ministri.

"Shumë të rinj e humbasin në një periudhë të jetës së tyre orientimin dhe jepen pas ekstremizmit dhe dhunës." Shteti, politika dhe shoqëria duhet t'u kundërvihet këtyre shfaqjeve që në kopshte dhe shkolla, tha politikani i CSU-së.

Agjencia Federale për Edukim Qytetar, duhet të punojë edhe më shumë se më parë në lidhje me problemin e ekstremizmit të djathtë. Për më tepër, duhet koordinuar më mirë puna e Ministritë federale dhe atyre të landeve.