1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Rreziku që vjen nga qendra

Ato dukej se i përkisnin së shkuarës, por tani partitë Pegida, AfD, NPD po tërheqin më shumë simpatizantë. Partitë e ekstremit të djathtë përfitojnë nga vala e refugjatëve dhe po tërheqin përkrahës edhe nga qendra.

Dresden Pegida Demonstration

Pankartat në demonstratën e Pegida-s në Drezden kundër kancelares dhe politikës së qeverisë ndaj refugjatëve, 12.10.2015

Ofensivë e vjeshtës, kjo fjalë nga zhargoni i ushtarakëve ndërkohë është në qarkullim në Gjermani dhe përdoret nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) . Partia, që vetëm para pak muajsh dukej se mori fund prej përçarjes brenda radhëve të saj, aktualisht po rritet fuqishëm. Shtatë përqind demoskopi në mbarë Gjermaninë, nëntë përqind në Bavari dhe madje 13 përqind në Saksoni, ky është rezultati aktual i një anketimi nga Forsa. Ajo çfarë po forcohet sërish është teprica e dhjathtë që mbeti nga AfD-ja. Aktualisht ky grupim sërish po paraqitet me të njëjtat inciale.

Një ndër drejtuesit e AfD-së, kryetari i partisë në Brandenburg Alexander Gauland, tani po fiton pikë me prezantimet publike duke përdorur një citat minimal, por të ndryshuar në të kahun e kundërt: "Ne nuk duam t'ia dalim." (duke iu referuar citatit të kancelares: Ne mund t'ia dalim.) Si Gauland mendon edhe baza e partisë kryesisht në Lindje të Gjermanisë. Atje partia është fare haptas populiste e djathtë dhe bën agjitacion me zë gjithnjë e më të lartë kundër refugjatëve. AfD do tani që me ofensivën e saj të vjeshtës të intensifikojë demonstratat kundër politikës së Berlinit ndaj refugjatëve. Qysh marsin e ardhshëm në Saksoni-Anhalt, në Rheinland-Pfalz dhe në Baden Vyrtemberg do të ketë zgjedhje të landit. Tema e refugjatëve është zbuluar tani se temë e luftës elektorale.

Frikë nga rruga

Vërtetë tani në vend rrezikon që atmosfera të ndryshojë. Nga kulltura e mirëseardhjes në mënyrë të kamufluar po krijohet kultura e refuzimit: 51 përqind e të anketuarve i janë përjgigjur pyetësorit të Infratest dimap se janë të shqetësuar për vallën masive të refugjatëve. Edhe toni i atyre që e refuzojnë kursin e kancelares, po bëhet më i ashpër. "Ju lutem arratisuni më tej!" për t'u larguar sërish nga Gjermania, është kjo një ndër thirrjet me më pak qeder nga rruga. Politologu Hajo Funke, profesor nga Universiteti i Lirë i Berlinit ndërkohë bën fjalë për "mbizotërimin e turmës në jetën e përditshme". Konkretisht ai i referohet qytetit Meissen mbi Elbë, ku kufijtë mes ekstremit të djathtë dhe qendrës duket se po shkrihen.

Pikërisht këtë vëren edhe Mbrojtja Kushtetuese në Saksoni-Anhalt. Gjithnjë e më shumë qytetarë po e humbasin drojën kundrejt ekkstremistëve të djathtë, paralajmëron ky institucion. Sociologu Heinz Bude e quan këtë grup shoqëror të qendrës "mjedisi i të indinjuarve". Në këtë grup po rritet smira ndaj refugjatëve, për të cilët kujdeset shteti gjerman, ndërkohë që ata vet e ndiejnë veten të shpërfillur. Në këtë mjedis bëjnë pjesë qytetarë nga shtresa e mesme qytetare dhe ata janë në përgjithsësi të arsimuar, thotë Bude.

Indinjata e proletariatit nga sektori i shërbimeve publike

Këta janë kryesisht të zhgënjyerit e brezit të mbi 50 vjeçarëve dhe që e ndiejnë veten se meritojnë më shumë, nga sa ata kanë arritur në jetën e tyre pofesionale. Sociologu Bude bën fjalë për "porletariatin e sektorit të shërbimeve publike". Ata janë të paguar keq dhe relativisht të vlerësuar në shoqëri. Shumë shpesh këta i takon në sektorin në rritje të korrierevë të dërgesës së paketave dhe letrave. Potencialisht ky grup përbën dhjetë përqind të shoqërisë gjermane.

Por konstatime të këtij lloji po e shqetësojnë gjithnjë e më shumsë edhe politikën në Berlin. Mbledhjet e grupeve parlamentare po bëhen gjithnjë e më emocionale, bëjnë të ditur burime të brendshme. Ata që paralajmëronin nga pasojat e kulturës së mirëseardhjes po e marrin gjithnjë e më shpesh fjalën krahasuar me disa javë më parë. Në partinë kristiandemokrate disa deputetë kanë filluar të distancohen prej Angela Merkelit. "Ne kemi frikë nga populli", pohon një ndër drejtuesit e unionit konservator. Frikë prej fraksionit gjerman të indinjatës.

Dresden Pegida Demonstration Menschenmenge

Demonstrata e Pegida-s në Drezden, 12.10.2015

Pegida ringjallet

Ndaj nuk është e habitshme, që në lëvizjen thuajse të fjetur Pegida (Europianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit) sërish ka lëvizje. Rituali i marshimeve të hënave përmes Drezdenit dhe qyteteve të tjera në fakt i përkiste së shkuarës. Por të hënën (11.10.) përssëri marshuan 9.000 vetë në kryeqytetin e Saksonisë. Merkel in ata e shanë si tradhëtare e popullit, refugjatët që kërkojnë azil i ofenduan si "kope bagëtishë". Pikërisht në këtë atmosferë të ndezur të hënën e ardhëshme (19.10) kremtohet edhe një vjetori i marshimit të parë të Pegida-s. Në një klimë të tillë po shënon rritje edhe Partia Nacionaldemokrate e Gjermanisë, NPD. Ndërkohë nëse do të kishte zgjedhje landi në Saksoni, kjo parti pa vështirësi do ta arrinte ta tejkalonte pragun e 5% të përfaqësimit parlamentar. Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se NPD po gjen simpatizantë edhe në radhët e qytetarëve të qendrës.

Ora e politikanëve që merren punët e brendshme

Fryma në Gjermani aktualisht luhatet mes besimit të madh tek shteti ("ne dia dalim") dhe simptomave të një neuroze identiteti sipas motos ("barka nuk mbann më"). Sociologia Naika Fodoutan e sheh "të përçarë thellë" shoqërinë gjermane sa i përket temës së migracionit. Presidenti Joachim Gauck, përpiqet që për hir të postit t'i mbajë bashkë krahët që po shkëputen të shoqërisë. "Zemra jonë është e gjerë", thotë ai nga njëra anë, "megjithatë mundësitë tona kanë një fund", tërheq ai vëmendjen nga ana tjetër duke hedhur vështrimin tek e ardhmja.

Pas kuintave të partisë në pushtet ndërkohë po zien fort. Eshtë ora e atyre që merren me politkën e brendshme brenda grupit kristiandemokrat të Merkelit. Atje të martën (13.10.) pas dyerve të mbyllura duhet të ketë pasur përplasje të forta. Specialistët për punët e brendshme duhet t'i kenë folur prerazi kryetares së tyre. Një shenjë për seriozitetin e situatës kjo dhe një tregues se fryma po ndryshon në disfavor të refugjatëve. Megjithatë duket se kancelarja qendron mbi një themel solid, thotë për DW politologu Timo Lochocki. Ai e sheh vetëm margjinalisht Merkelin të zbehur në kuotën e pranueshmërisë në popull. Interesante është se në të njëjtën kohë janë rritur vlerat e simpatisë për kabinetin e Merkelit. E në këtë kabinet bëjnë pjesë ministri i Bredshëm Thomas De Maiziere dhe ai i Financave Wolfgang Schäuble, dy frenuesit e politikës së portave të hapura të Merkelit.