1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qëndrim i ri ndaj shteteve të brishta

Sabine Kinkartz 20 Shtator 2012

Dobësimi i shteteve që mund të çojë deri në shpërbërjen e tyre. Qasje politike ndërinstitucionale për të ndalur zhvillime të tilla.

https://p.dw.com/p/16Bdw
Berlin/ Bundesentwicklungsminister Dirk Niebel (FDP, v.l.), Verteidigungsminister Thomas de Maiziere (CDU) und Aussenminister Guido Westerwelle (FDP) sitzen am Mittwoch (19.09.12) in Berlin auf einer Pressekonferenz zur Vorstellung der "Leitlinien zur Politik gegenueber fragilen Staaten". Die Bundesregierung will in Krisengebieten kuenftig "realistisch und pragmatisch" vorgehen und auf lokale Befindlichkeiten achten. "Man kann in fragilen Staaten nicht fuer Stabilitaet sorgen, indem man alles mit unserer Brille betrachtet", sagte Westerwelle am Mittwoch in Berlin. (zu dapd-Text) Foto: Adam Berry/dapd
Fotografi: dapd

Somalia, Kongoja, Sudani, Çadi, Zimbabvja, Afganistani, Haiti, Jemeni, Iraku - lista e të ashtuquajturave shtete të brishtë është në rritje. Një vend konsiderohet i brishtë, nëse institucionet e tij shtetërore funksionojnë vetëm në formë rudimentare, nëse siguria, mirëqenia dhe sundimi i ligjit nuk janë më të garantuara. Pasojat janë tensione politike, varfëri dhe konflikte të dhunshme.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, shprehet për "një dobësim të rrezikshëm të shteteve që mund të çojë deri në shpërbërjen e tyre." Kjo ka pasoja të mëdha jo vetëm për vendet dhe rajonet, por edhe për sigurinë ndërkombëtare. "Nëse, për shembull, nga një gjendje e tillë lindin terrorizmi, krimi ose pirateria kjo nuk është më një çështje e largët apo akademike e politikës së jashtme, por një çështje që prek dhe ndikon dhe drejtpërdrejt në Gjermani."

Në mbarë botën po shtohen rajonet e krizave

Rreth gjysma e vendeve, në të cilat qeveria federale gjermane ofron ndihma zhvillimi, konsiderohen si vende të brishta apo të prekura nga konflikti, thotë Dirk Niebel, ministri federal për Bashkëpunim Ekonomik. Dhe këto vende shtohen gjithmonë më shumë. Me shqetësim Niebeli konstaton veçanërisht një "brez brishtësie" që shkon nga Guinea-Bisao në Afrikën Perëndimore e deri në Somali në Afrikën Lindore. Ky brez po përhapet drejt jugut dhe u ofron terroristëve dhe ekstremistëve një truall të përshtatshëm.

Por si mund të ndalen zhvillime të tilla? Qeveria federale gjerman po përpiqet ta bëjë këtë përmes një qasjeje politike ndërinstitucionale dhe me udhëzime të reja. Këto u vendosën në kabinet të mërkurën (19.09.). Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Bashkëpunim Ekonomik duhet të bashkëpunojnë në të ardhmen më ngushtë.

Berlin/ Bundesentwicklungsminister Dirk Niebel (FDP, v.l.), Verteidigungsminister Thomas de Maiziere (CDU) und Aussenminister Guido Westerwelle (FDP) am Mittwoch (19.09.12) in Berlin auf einer Pressekonferenz zur Vorstellung der "Leitlinien zur Politik gegenueber fragilen Staaten". Die Bundesregierung will in Krisengebieten kuenftig "realistisch und pragmatisch" vorgehen und auf lokale Befindlichkeiten achten. "Man kann in fragilen Staaten nicht fuer Stabilitaet sorgen, indem man alles mit unserer Brille betrachtet", sagte Westerwelle am Mittwoch in Berlin. (zu dapd-Text) Foto: Adam Berry/dapd
Dirk Niebel, Thomas de Maiziere dhe Guido WesterwelleFotografi: dapd

Vetëm kombinimi i sektorëve të ndryshëm politikë mund t'ja dalë mbanë për të parandaluar krizat, për t'i menaxhuar ato dhe për të stabilizuar vendet në perspektivë afatgjatë, thotë ministri i Jashtëm Guido Westerwelle. Për Afganistanin dhe Somalinë ka tashmë task forca ndërinstitucionale, dmth shtabe të tilla pune. Të tilla janë ngritur ndërkohë edhe për Sirinë, Sudanin dhe brezin e Sahelit në Afrikë.

Më shumë modesti dhe realizëm

Nuk është ndonjë gjë e re dhe dihet se as ushtria e as diplomacia klasike dhe as ndihmat për zhvillimin janë më vete të mjaftueshme për të luftuar konfliktet. "Politika e zhvillimit është vërtetë arma më efektive kundër ekstremizmit, pasi ajo ofron mundësitë më të mira për të eliminuar terrenin që ushqen ekstremistët," - thekson ministri i Zhvillimit Niebel - "Por me sado shumë para dhe fonde ne nuk mund të krijojmë siguri." Ata që punojnë në sektorin e ndihmave për zhvillimin kanë nevojë për një kornizë të sigurt edhe nga pikëpamja ushtarake në mënyrë që të mund të punojnë.

Por politika gjermane ndaj shteteve të brishta duhet të ndryshojë edhe nga ana përmbajtësore. Në zonat e konfliktit duhet të veprojmë në mënyrë më realiste dhe pragmatike dhe t'u kushtojmë më shumë vëmendje ndjeshmërive lokale. "Në shtetet e brishta nuk mund të sigurohet stabiliteti duke i parë të gjitha gjërat nga këndvështrimi ynë dhe syzet tona", tha Westerwelle.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maziere mendon se "gjithmonë është mirë, kur për përfytyrimet tona për legjitimim bazohemi te ato kulturore, politike dhe historike të rajonit." Por megjithatë sipas tij edhe kjo ka një kufi: "Ne duhet të insistojnë në respektimin e të drejtave themelore universale të njeriut, dhe kjo nuk ka lidhje me eksportin e sistemit tonë të demokracisë." Për një kohë të gjatë, stabiliteti i shteteve ngatërrohej me stabilitetin e qeverive.