1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani - Qira të papërballueshme

Qiratë në qytetet e mëdha gjermane po rriten aq shpejt saqë njerëzit gjithnjë e më pak mund t'i përballojë qiratë.

Gjithnjë e më shumë njerëz duan të banojnë në qytete. Dhe ata që jetojnë në qytet, nuk duan të largohen nga qyteti, thotë Ulrich Ropertz, zëdhënësi i Shoqatës së Qiramarrësve Gjermanë. Një tjetër problem është se nuk ndërtohen shumë shtëpi të reja.

"Ne jemi duke përjetuar një kërkesë të lartë në qytetet kryesore," thotë ekonomisti për pasuri të patundshme Michael Voigtländer që punon pranë Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln. Si shembull, ai përmend kryeqytetin gjerman. Në vitin 2011 në Berlin u ndërtuan 6000 apartamente të reja, ndërkohë që gjatë së njëjtës periudhë numri i qytetarëve u rrit me rreth 41.000 vetë.

Zonat e mira janë të shtrenjta dhe të kufizuara

Kush është duke kërkuar për një apartament në qytet e ka mjaft të vështirë, sepse zonat e mira janë të shtrenjta dhe numri i banesave i kufizuar. Sipas Shoqatës së Qiramarrësve Gjermanë qiratë më të larta të Gjermanisë i gjen në Munih, me 9,99 € për metër katror. Në qytetet e tjera të preferuara si Wiesbaden, Shtutgart dhe Këln atij që merr banesë me qira i duhet të paguajë të paktën 7,30 € për metër katror për një apartament 65 metra katror, në një zonë mesetare dhe me pajisje të zakonshme. Për krahasim, qytetet më pak të preferuara, si Brandenburg an der Havel apo Eberswalde qiramarrësit paguajnëvetëm 3,50 €.

Ulrich Ropertz

Ulrich Ropertz

Pronarët mund ta përcaktojnë vetë qiranë e apartamentit. "Ne kemi një dispozitë ligjore e cila në fakt specifikon se pronarët mund të kërkojnë sa qira të duan dhe nuk ka asnjë kufizim ligjor", thotë Ulrich Ropertz, zëdhënësi i Shoqatës së Qiramarrësve Gjermanë. Rezultati është se atyre që duan të marrin sot një banesë me qira u duhet të paguajnë "20, 30 dhe madje edhe 40 për qind më shumë se sa niveli i qirave të zakonshme."

Banesat sociale: një traditë e gjatë në Gjermani

Tradita e banesave sociale që subvencionohen nga shteti ka disa vite që është lënë pas dore në Gjermani, sepse politikanët u nisën nga plakja e popullsisë dhe nga rënia e numrit të lindjeve. Por në Gjermani, sidomos në qytete, po shtohet numri i personave që jetojnë vetëm, dhe në këtë mënyrë shtohet edhe kërkesa për sipërfaqe banimi.

Për të përballuar mungesën e banesave Shoqata e Qiramarrësve bën thirrje për më shumë investime për të ashtuquajtura banesa sociale. Në apartamentet e banesave të subvencionuara nga shteti qiraja nuk duhet ta kalojë një nivel të caktuar. Kjo bën të mundur që edhe njerëzit me të ardhura të të ulëta të mund ta përballojë një shtëpi në një zonë të preferuar të qytetit dhe jo vetëm në perferi. Banesat sociale kanë një traditë të gjatë në Gjermani. Fillesat e tyre janë në periudhën e "Republikës së Vajmarit".

Michael Voigtländer

Michael Voigtländer

Michael Voigtländer është skeptik që banesat sociale mund ta zgjidhin problemin e strehimit në Gjermani. Kjo sepse jo gjtihmonë është e qartë se cili është kufiri për subvencionim nga ana e shtetit dhe sepse ndërtimi i një numri të madh banesash të tilla mund të çojë të getozimin e lagjeve, kur gjendet shumë ndërtesa të këtij lloji dhe banojnë edhe njerëz me pak të ardhura.

Tavan për qiratë në Mynih

Krahas banesave sociale Shoqata e Qiramarrësve Gjermanë kërkon që në qytete të preferuara si p.sh. në Dyseldorf dhe Hamburg të vendoset një kufi tavan për qiratë në mënyrë që ato të bëhen sërish të përballueshme. Qeveria e landit të Bavarisë e ka vendosur një masë të tillë për Munihut dhe disa komuna të tjera në landin e Bavarisë.

Po ashtu Shoqata e Qiramarrësve Gjermanë u rekomandon qiramarrësve që të jetojnë në rethinat e qyteteve, sepse shumë prej tyre janë të lidhura shumë mirë me mjetet e trasnportit publik me qendrat e metropoleve.