1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani, operacion i madh policor kundër nacionalsocialistëve

Në një operacion të përbashkët të policisë gjermane, zviceriane dhe asaj hollanadeze u kontrolluan apartamente të të dyshuarve si terroristë nacionalsocialistë.

Gjermania mund të ketë shpëtuar nga sulme të tjera terroriste të ekstremit të djathtë. Ditën e mërkurë forca të shumta policore gjermane, së bashku me forcat anti-terror në Zvicër dhe Hollandë kryen kontrolle në banesat e nacionalsocialistëve, që sipas autoriteteve gjermane, mund të kishin planifikuar sulme terroriste 'për të rrëzuar sistemin politik në Gjermani'.

Target i këtyre kontrolleve ishin apartamentet dhe qelitë e burgut të gjashtë të dyshuarave në tre shtete. Sipas raportimeve të medias policia mblodhi disa të dhëna, nga të cilat është e vështirë të kuptohet diçka, pasi dyshohet se mesazhet e komunikimit mes tyre janë të koduara.

Terminologjia SS

Heinrich Himmler Reichsführer SS

Heinrich Himmler -ish shefi i forcave SS

Asnjë nga të dyshuarit nuk u arrestua pasi policia nuk pati asnjë të dhënë të qartë për planifikmin e ndonjë sulmi terrorist. Prokurorët sidoqoftë, kishin mbajtur nën vëzhgim për disa muaj të dyshuarit, me hipotezën se ata apo planifikonin të blinin armë dhe eksploziv. Ata dyshohen se kanë themeluar grupin terrorist 'njerëzit ujq'.

Ky term vjen nga periudha naziste kur në fund të Luftës së Dytë Botërore, shefi i forcave SS Heinrich Himmler themeloi organizatën e fshehtë 'Njerëzit ujq', e përbarë nga grupe të vegjel që vepronin në mënyrë të pavarur. Këto grupe vepronin në pjesën e armiqve dhe kryenin sabotazhe. Grupi i ri ndërkohë, kërkon të bëjë sulme guerrilase.

Sipas revsitës informative "Der Spiegel", një nga liderët e grupit është një zvicerian, Sebastien N., i cili është njohur sepse ka një kryq të thyer dhe Hitelrin të bërë tatuazh në gjoksin e tij. Gjermanët dyshojnë se Denny R. Dhe Heiko W. nga Mecklenburg- Pomerania Perëndimore kanë kontaktuar me N. Përmes "Grupit Terrorist të Ujqërve të Bardhë" (WWT), shpjegon Andre Aden. Gazetari punon për projektin mediatik investigativ "recherche nord", një grup gazetarësh dhe fotografësh, të cilët që prej vitit 2004 janë fokusuar tek rrjetet nacionalsocialiste.

WWT është një rrjet i mbyllur i themeluar nga pjestarë të grupeve muzikore të djathta, ndërkohë që Ujqërit e Bardhë është emri i një grupi, Aden. "WWT u krijua nga muzika, por këto gjëra nuk mund të ndahen. Aspekti politik është gjithashtu i pranishëm", shton ai.

Radikalizimi

NSU Prozess Beate Zschäpe 18.06.2013

Beate Zschäpe - anëtare e grupit ekstremist gjatë procesit gjyqsor kundër saj

"Recherche-nord" mësoi për për herë të parë për Denny R. dhe Heiko W. rreth 10 vjet më parë. Denny, disa vite më parë themeloi "Aktionsgruppe Nordheide". Të dy, shpjegon Aden, kishin përdorur dhunë fizike dhe sulme ndaj kundërshtarëve të tyre politikë.

Por lajmi i kontrolleve ishte i papritur për Aden, veçanërisht sepse i riu dyshohej se mund të çonte në zbulimin e një rrjeti tjetër të fshehtë. Shembulli më i njohur i një grupi terrorist të ekstremit të djathtë është ai i NSU, që mes viteve 2000-2007 vrau 10 njerëz, të gjithë me origjinë turke. E mbijetura e vetme e grupit është Beate Zschäpe, e cila është duke u përballur me një proces gjyqësor në Mynih dhe shihet si një heroinë në radhët e neo-Nazistëve. Zschäpe dhe dy pjestarët e tjerë të grupit, arritën të fshiheshin për dhjetë vite, çka është e mundur të bëhet vetëm nga pak nacionalsocialist mendon Aden.

Thika dhe granta

Por ekspertët e neo-Nazistëve mendojnë se dhuna brutale ushtrake është karakteristikë e të qenit nacionalsocialist. Prandaj nuk duhet të jetë surprizë fakti se gjatë kontrolleve në ambjentet e tyre mund të gjenden armë.

Një gjë të tillë e tregoi edhe kontrolli i policisë në 70 aparatamente të pjestarëve në rrjetet e ekstremit të djathtë. Ati që u gjetën ishin spraj me piper, thika, armë dhe granta dore. "Shumë nga anëtarët kanë të kaluar kriminale. Dhuna, brutaliteti dhe urrejtja ndaj të tjerëve janë karakteristike e këtyre njerëzve", shpjegon Marcus Buschmüller nga grupi anti-fashist AIDA.