Gjermani: Nxënëset me shami në kokë | Gjermania | DW | 13.04.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Nxënëset me shami në kokë

Në shkollat gjermane ka shumë nxënëse që mbajnë shami. Po sa efektiv do të ishte një ndalim i mbajtjes së shamisë së kokës?

"Pse nuk mban shami në kokë?" - këtë pyetje Yasemin Okutansoy e dëgjon shpesh nga djem, nënat e të cilëve mbajnë shami. Yasemin Okutansoy është muslimane dhe mësuese e gjuhës angleze dhe e fesë  islame në një shkollë të mesme në Bon. Për t'ju përgjigjur kësaj pyetjeje ajo ka analizuar me nxënësit pjesët përkatëse në Kuran dhe thotë se sipas fesë ajo nuk është e detyruar të mbajë shami. Sipas saj mbajtja e shamisë së kokës lidhet në radhë të parë me arsyet mjedisore të rajoneve ku gratë donin të mbroheshin nga nxehtësia dhe rëra. Ajo u thotë nxënësve se sigurisht që ka edhe interpretime të tjera, por se "ne jemi të lirë sesi të mendojmë" dhe se të gjithë duhet ta pranojnë mendimin e të tjerëve dhe askush nuk duhet të detyrohet ta mbajë shaminë.

Po vajzat? Në shkollën ku punon Okutansoy dhe ku rreth 70 për qind të nxënësve janë muslimanë, në çdo klasë ka një deri në tre nxënëse që mbajnë shami, madje edhe vajza nën moshën 14 vjeç. Sipas vëzhgimeve të mësueses ato e mbajnë shaminë vullnetarisht, "madje ka edhe vajza, nënat e të cilave nuk mbajnë shami". Shamia e kokës është pjesë e një faze të vetëzbulimit dhe është bërë si modë, thotë mësuesja duke shtuar se "vajzat me shami koke përdorin make-up, kyhen dhe zbukurohen dhe tregojnë kujdes për flokët".

Kur prindërit e Yasemin Okutansoyit erdhën në Gjermani nga Turqia në vitet 1960, në shkollat turke, në universitete dhe në instutucionet shtetërore shamia e kokës qe e ndaluar. Kjo ndikoi edhe tek familjet turke në Gjermani. Tani ky qëndrim po ndryshon, thotë ajo dhe përveç kësaj, ka edhe mjaft familje nga bota arabe ose Afrika e Veriut që ndjekin një traditë të ndryshme.

Ndalimi i shamisë sl kokës "i pamundur"

"Numri i nxënëseve që mbajnë shami koke është në rritje, dhe ka një prirje të dukshme që nxënëset që mbajnë shami janë gjithnjë e më të reja." thotë Thomas Bëhm. Ai është docent për Ligj për Shkollat në Institutin e Trajnimit të Mësimdhënësve në Essen dhe trajnon mësues si dhe drejtorë shkollash.  Shifra të sakta se sa nxënëse mbajnë shami në shkollë nuk ka.

Sipas  Thomas Bëhm idetë për ndalimin e mbajtjes së shamisë në kokë në shkolla nuk mund të realizohen, sepse edhe në rast se shkolla e vendos një rregull të tillë dhe dikush nuk e zbaton, shkolla nuk ka thuajse asnjë mundësi për të marrë ndonjë masë. Ajo mund t'u kërkojë prindërve takim, por në rast se ata nuk bien dakord, nuk ka asnjë rrugë për të ndërmarrë ndonjë masë tjetër.

Jo mbulimit kokë e këmbë

Sipas mësueses Yasemin Okutansoy shkolla nuk duhet t'i detyrojë nxënësit se çfarë duhet të veshin apo si të duken. Sipas saj ajo ka edhe nxënëse që i qethin flokët si punk, apo nxënëse nga familje tepër baptistësh të krishterë që nuk veshin vetëm funde të gjatë.

Sipas saj në shkolla ka çështje më shqetësuese se sa shamia e kokës, si dhuna fizike apo priqike ndaj të miturve. Sipas mësueses Yasemin Okutansoy ka mjaft nxënëse që dikur nuk e mbajnë më shaminë e kokës, sepse u del nga qejfi.

Friseur Iro Punk Irokesen Haarschnitt (picture-alliance/dpa/K.Nietfeld)

Nxënëse me flokët punk

Megjithatë në një pikë Yasemin Okutansoy është tepër e vendosur dhe kërkon që të ashpërsohen rregullat: "Mbajtja e ferexheve dhe burkave, pra mbulimi i plotë i fytyrës së nxënëseve duhet të ndalohet. Mendo kur ti si mësuese nuk e di se me kë po flet" Në këtë drejtim shkolla ku ajo punon ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm: "Ne kemi marrë vendim që të mos i pranojmë as nxënëset që mbulojnë plotësisht fytyrën, por edhe që të mos u lejojmë as nënave që të hyjnë në territorin e shkollës të mbuluara kokë e këmbë me ferexhe."