1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Numër i lartë neonazistësh në kërkim

A ekziston në Gjermani rreziku i krijimit të një rrjeti ekstremistësh të djathtë në ilegalitet?

Policia i kërkon ata shpesh për muaj të tërë e megjithatë për qindra shkelës të ligjit për vepra ekstremiste të djathta mungon çdo lloj gjurme. Politikanët e majtë paralajmërojnë për krijimin e një rrjeti gueril në ilegalitet.

"Mendoj se numri i lartë i neonazistëve që janë të fsheshur dhe arrijë t'u shpëtojnë arrestimeve për një periudhe të gjatë është tepër shqetësues", tha Ulla Jelpke, eksperte për politikën e brendshmE të partisë E Majta.

Gazetat e grupit mediatik Funke njoftojnë se partia E Majta i kishte dërguar Ministrisë së Brendshme një kërkesë parlamentare në lidhje me gjendjen e hetimeve dhe nga kjo del se deri tani nuk kanë arritur të  përmbarohen urdhër arrestet për 462 vetë që akuzohen për vepra penale me sfond ekstremist të djathtë.

Rrjet nazistësh në ilegalitet?

Ky është "të paktën një tregues për krijimin e një rrjeti nazist në ilegalitet", tha Jelpke. Në skenën e ekstremistëve të djathtë ka një gatishmëri të vazhdueshme për krim dhe dhunë. "Për fat të keq nuk më duket se autoritetet po e veprojnë ndaj tyre me kujdesin e mjaftueshëm", shtoi Jelpke.

Më se njëqind autorë veprash penale me sfond ekstremist të djathtë janë shpallur, sipas njoftimeve të medias, në kërkim për krime të motivuara politikisht. Gjithashtu të shpallur në kërkim janë që nga viti 2015  të paktën edhe 98 meshkuj dhe femra. Në shtator 2015, kishte rreth 372 autorë veprash penale me sfond ekstremist të djathtë që ishin hedhur në ilegalitet.