1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Në proces një sistem i ri aplikimi për viza

Qeveria gjermane për t'i prerë rrugën tregtisë ilegale me aplikimet për viza planifikon instalimin e një sistemi të ri të procedimit për viza në ambasadat gjremane jashtë vendit.

Antrag auf Erteilung eines Schengen-Visum Verschiedene Wege der Migration

Qeveria gjermane përmes një sistemi të ri aplikimi do t'i kundërvihet tregtisë ilegale me rezervimet e orareve të pritjes për aplikimet për viza në ambasadat gjermane. Kjo mësohet nga një njoftim i Rrjetit gjerman të Redaksive (RND). Duke iu referuar këtij njoftimi - siç shkruan agjencia e lajmeve DPA - Ministria e Jashtme po punon në një sistem të ri për rezervimin e orareve të pritjes për aplikim për viza, që duhet të garantojë "një shfrytëzim optimal të kapaciteteve si dhe evitimin e rolit të agjencive jo serioze për viza", thuhet në një përgjigje të qeverisë ndaj kërkesës së grupit palramentar të partisë "E Majta" në opozitë. Ky sistem ndërkohë është në punim e sipër dhe pas një faze prove ai do të vihet në përdorim.

Ambasadat gjermane dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe në Kosovë, sipas këtij raporti, prej kohësh nuk e përballojnë dot fluksin e aplikimeve për viza. Në Liban, ku aktualisht vijnë shumë sirianë që kërkojnë mbrojtje, koha mesatare e pritjes për një aplikim për vizë është 15 muaj. Vazhdimisht refugjatët në rajon njoftojnë për ndërmjetësues të dyshimtë oraresh pritjeje në këmbim të pagesave në shuma të mëdha.