1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: mjetet më të sofistikuara kundër terroristëve

Hetuesit gjermanë duan që në luftën kundër terroristëve të përdorin edhe mjetet më të sofistikuara të telekomunikimit. Për mbikqyrjen e kompjuterëve po zhvillohet një debat i ashpër kundërthënës.

Programi special i kontrollon brenda disa minutash të gjitha të dhënat. Faqet e kërkuara në internet fotografohen me "Screenshots". Web-Kamera dhe mikrofoni aktivizohen nga larg dhe bëhet protokoli automatik i gjërave që shkruhen me tastierë. Këtu përfshihet çdo telefonatë me Skype. Varësisht prej nevojave çdo herë mund të shikohet në këtë kompjuter dhe të instalohet një lloj trojaner për spiunim. Pronari i kompjuterit nuk di asgjë për këto punë.

Mundësitë e këtyre softuerëve kanë për qëllim që të ndihmojnë hetimet e policisë dhe shërbimeve sekrete. Por mbrojtësit e të dhënave dhe luftëtarët për të drejtat e njeriut mendojnë se gjërat kanë shkuar tepër larg. Gjykata më e Lartë Gjermane, Gjykata Kushtetuese, ka vendosur në vitin 2008 kufi për mundësinë e përdorimit të këtyre programeve për spiunim. Shkaku: mbrojtja e sferës private të personave.

Softuerët e rinj kanë shumë mundësi

Softuerët e rinj kanë shumë mundësi

Rregullat e përdorimit

Edhe autoritetet e sigurisë duhet të respektojnë rregullat kushtetuese dhe gjëra të tilla mund të përdorin vetëm në raste të jashtëzakonshme. Ligji për Zyrën e Luftës kundër Kriminalitetit parashikon mbikqyrjen e një kompjuteri vetëm nëse kërcënon rreziku për jetën apo për lirinë e ndonjë personi ose nëse cënohet ekzistenca e njerëzve. Ndërhyrja në sektorin privat të ndonjë personi duhet të justifikohet para gjykatave me dëshmi për dyshimet konkrete. Një dyshim i këtillë do të ishte për shembull nëse një ekstremist përhapë ide për urrejtje apo nëse udhëton në vendet, të cilat përdoren për stërvitjen e terroristëve. Kontrolli i kompjuterëve mund të bëhet vetëm mbi baza ligjore.

Por është e ndaluar ruajtja e të dhënave, që kanë të bëjnë me organizimin e jetës private. Këtu bëjnë pjesë edhe fotografimet. Të gjitha të dhënat duhet të fshihen pas përfundimit të masave të spiunimit. Duhet të pamundësohet edhe kalimi i këtyre të dhënave tek personat e tretë.

Të gjitha të dhënat duhet të fshihen pas përfundimit të masave të spiunimit

Të gjitha të dhënat duhet të fshihen pas përfundimit të masave të spiunimit

Denoncimi i Zyrës për luftë kundër kriminalitetit

Disa prej këtyre autoriteteve nuk i respektojnë këto rregulla, thonë përfaqësues të Partisë së Piratëve. Ata së bashku me "Chaos Computer Club" kanë pamundësuar përdorimin e programeve të para për spiunim. Sipas tyre, ky program ka pasur zbraztësira të shumta. Prej vitit 2012 Zyra për Luftën kundër kriminalitetit ka bërë "një qendër kompetencash" me një softuerë të ri. Aktualisht po përdoret një version kalimtar, deri në nxjerrjen e versionit të planifikuar.

Në foto, Markus Barenhoff

Në foto, Markus Barenhoff

"Programi kompjuterik i tanishëm mund të bëjë më shumë gjëra se versioni i ndaluar", thotë Markus Barenhoff, nënkryetar i kryetarit të Piratëve. Problemi kryesor qëndron në faktin se programi në përdorim lejon mundësinë e ndryshimit të gjërave në kompjuter. "Kjo do të thotë se dikujt edhe nga jashtë mund t'i vihen në kompjuter gjëra që e rëndojnë", thotë Barenhoff i cili përmend si shembull organizatën "netzpolitik.org", ku janë shënuar ndryshime. Për këtë shkak Partia e Piratëve e ka ngritur një kallëzim penal kundër Zyrës së Luftës kundër kriminalitetit.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Policia e nevrikosur

Policia është e nevrikosur për shkak të nivelit të lartë të skepticizmit ndaj organeve të shtetit. Rainer Wendt, kryetar federal i sindikatave të policisë shpjegon në një intervistë për Deutsche Wellen: "Disa politikanë mendojnë se po i mbrojnë të drejtat qytetare duke i kufizuar policisë mundësinë e hetimeve dhe mbrojtjes së qytetarëve nga sulmet terroriste." Këtu kemi nevojë për metoda moderne të hetuesisë. Policia kujdeset që të respektohen të gjitha rregullat e mbikqyrjes së kompjuterëve dhe nuk do të rrezikojë hetuesinë ndaj të dyshuarve.

Në foto, Rainer Wendt

Në foto, Rainer Wendt

Rainer Wendt i kundërshton pohimet për një shtet policor dhe spiunime masive në Gjermani dhe paraqet shembullin e landit më të madh, Renanisë Veriore-Vestfalisë. Këtu është e lejuar të vihen kamerat vetëm në vendet ku dyshohet se mund të ketë kriminalitet. "Kjo dëshmon se sa e kujdesshme është policia", thotë ai. Policia tani po përpiqet të gjejë zgjedhje të tjera për hetime dhe përgjime të fshehta. Wendt mendon se me zvarritjet për miratimin e përdorimit të programeve të reja nuk paraqet ndonjë rrezik për sigurinë.

Politika me qëndrime kundërthënëse

Kryetari i Komisionit të Brendshëm në Bundestag Wolfgang Bosbach (CDU) thotë: "Ne nuk duam të kemi një shtet policor." Por duhet evituar që ekstremistët të mbeten të pazbuluar në rrjetet e tyre. Qëndrimet e tij parimisht i mbështesin edhe socialdemokratët. Liberalët janë më të përmbajtur. Ndërsa E Majta pohon se me këto programe për përgjime shkelen të drejtat e individit ndërsa policisë i jepen gjithnjë e më shumë të drejta, të cilat në Gjermani janë të ndaluara. Grindjet për fuqinë që duhet të kenë autoritetet policore po vazhdojnë.