1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Kundërsulme ndaj sulmeve kibernetike

Ministria e Brendshme Gjermane do të ngrejë një njësi të veçantë specialistësh të IT-së që mund t'u përgjigjen me kundërsulme sulmeve kibernetike ndaj Gjermanisë.

Nëse preken elemente shumë të ndjeshme të infrastrukturës, sidomos termocentralet apo sistemi i furnizimit me ujë, është e nevojshme "të paralizohen mjetet e sulmit" dhe të nxirren jashtë përdorimit serverat e kundërshtarëve jashtë vendit, citon gazeta "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" ekspertë që po merren me planee e qeverisë gjermanë për të reguar në raste sulmesh kibernetike. Një potencial i tillë është i nevojshëm nëse një vend nga i cili burojnë sulmet, nuk ështl i gatshëm për të bashkëpunuar. Ministria e Brendshme Gjermane do të ngrejë një njësi të veçantë specialistësh të IT-së që mund t'u përgjigjen me kundërsulme sulmeve të tilla kibernetike ndaj Gjermanisë, shkruan "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung".

Projekti konsiderohet në radhët e koalicionit ende si i diskutueshëm, thuhet në raport. Por Ministria e Brendshme është sipas gazetës optimiste se një njësi e tillë mund të ngrihet dhe të nisë nga puna brenda dy deri tre vjetësh.

Javën e kaluar ka pasur një sulm spektakolar në routerin e internetit të Deutsche Telekom. 900,000 konsumatorë qenë të prekur nga ky sulm, i cili me sa duket kishte edhe objektiva të tjera.

Parandalim dhe mbrojtje

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière prezantoi së fundmi vendimet e kabinetit për një "Strategji kibernetike për Gjermaninë". Përveç parandalimit fjala është edhe për ekipet për rastet e "krizave dhe të zjarrfikësve" për mbrojtjen gjatë dhe pas sulmeve, shpjegohet politikani i CDU-së.

Qendra e Mbrojtjes Kibernetike, e themeluar në vitin 2011,  do të zgjerohet në një qendër të vërtetë dhe efektive koordinuese.

Sistemi i rrjetit elektronik të qeverisë gjermane sulmohet çdo ditë rreth 6.500 herë, pjesërisht me ndihmën e sulmeve të automatizuara, tha kohët e fundit Ministrja Federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen. 20 deri 30 sulme kryhen në "një formë shumë të specializuara që na krijon shumë probleme", tha ajo. Prandaj Bundeswehr investon tani çdo vit rreth një miliardë euro në fushën e sigurisë së IT-së, tha ministrja.  Në vitin 2017 do të fillojë nga puna edhe një sektor ushtarak "në fushën e kibernetikës" ku do të punosohen rreth 13,500 ushtarakë dhe punonjës civilë, sepse, siç theksoi ministrja von der Leyen: "Fushëbeteja e së ardhmes shtrihet në hapësirën kibernetike."