1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Gjermani Dirk Novitzki - yll i basketbollit botëror

Pas fitores së titullit të parë në NBA për skuadrën e basketbollit Dallas Macericks, Dirk Nowitzki u shpall basketbollisti më i mirë i NBA, duke qenë kështu edhe gjermani i parë që e merr këtë titull në Amerikë

Dirk Nowitzki pas fitores së titullit në NBA

Dirk Nowitzki pas fitores së titullit në NBA

Në fillim të karrierës së tij, atë e thërrisnin, "fëmija gjenial gjerman". Sot ai nuk është thjesht basketbollisti më i mirë gjerman, por njëri nga më të rëndësishmit në këtë sport në botë. Dirk Nowitzki. Të hënën pas fitores së skuadrës së Dallas Mavericksit, qindra tifozë të basketbollit e kanë pritur me entuziazëm në Love Field në Dallas basketbollistin gjerman. Skuadra e kthye pas titullit të parë në ndeshjet e NBA, titull që u mor pas fitores kundër Miamit. Nowitzki u shpall basketbollisti më i mirë i kampionatit, duke qenë kështu edhe gjermani i parë që e merr këtë titull në Amerikë.

Karriera e gjermanit ishte gati perfekte, gati perfekte, sepse basketbollistit i mungonte një titull në NBA. Tanimë Dirk Nowitzki e mori atë, titullin e NBA, kampionatit të basketbollit në Amerikën e veriut, titull që në botën e basketbollit është më i rëndësishëm se një fitore e titullit kampion bote, apo kampion në lojërat olimpike. Që Dallas Mavericksi e fitoi këtë, i dedikohet në masë të madhe basketbollistit gjerman.

Dirk Nowitzki

Dirk Nowitzki

Loja e tij është sa e thjeshtë aq edhe impresionuese

Pak para fundit të setit të katërt të finales kundër Miamit, kur kanë mbetur edhe 13 sekonda lojë, Dirk Nowitzki mban topin në duar, pret, dhe me një shtytje të parezistueshme e gjen rrugën në kosh. Një moment magjik për tifozat e Dallas Mavericks, që e kanë të gjithë për zemër gjermanin.

Dirk Nowitzki ia doli mbanë megjithëse para ndeshjes finale kishte pësuar lëndime në gju, kishte qenë me temperaturë dhe rrufë, ai diti të përqëndrohet tek pasioni i tij - basketbolli.

Autor: Joscha Weber/AG/Arapi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi