1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermani: Barazi gjinore për seksin e tretë

Zyrat e gjendjes civile në Gjermani këtej e tutje krahas seksit "femër" dhe "mashkull" duhet të regjistrojnë edhe seksin e tretë për trasngjinorët. Ky është vendimi (08.11.2017) i Gjykatës Kushtetuese në Gjermani.

Vendimi i kushtetueses është mëse i qartë: Eshtë diskriminim, nëse njerëzit interseksualë, gjinia e të cilëve është e papërkufizuar qartë, të duhet të vendosin gjatë regjistrimit për seksin "femër" ose "mashkull", kështu argumentoi Gjykata Kushtetuese të mërkurën (08.11).  Deri më tani kanë ekzistuar vetëm këto dy emërtime për regjistrat e gjendjes civile. Me këtë vendim pati sukses ankesa e një personi, që është transgjinor dhe që gjatë konfrontimit me autoritetet donte t'i përmbahej seksit të vet. Legjislativi ka tani kohë deri në fund të vitit 2018 për të vendosur rregullat e reja mbi bazën e këtij vendimi.

Vendime të tjera në instancat më të ulëta

Aq më domethënës është ky vendim, kur merr parasysh që në instancat më të ulëta si në Gjykatën e Faktit në Hanover, ashtu edhe Gjykata e Lartë patën dhënë vendime krejt të ndryshme. Këshilli gjerman i Etikës, i angazhuar nga parlamenti, është prononcuar qysh para katër vjetësh, duke argumentuar se është ndërhyrje e pajustifikueshme në të drejtat e personalitetit, nëse njerëzit transgjinorë duhet të vendosin për njërin nga dy sekset. Teologu i moralit Andreas Lob-Hüdepohl, anëtar i Këshillit të Etikës e mbështet këtë vendim. Për DW ai thotë: "Nga këndvështrimi etik interseksualiteti është i kushtëzuar me trupin, një variant i jashtëzakonshëm i biseksualitetit të njohur në jetën njerëzore dhe shtegut të zhvillimit të tij seksual. Personat transgjinorë meritojnë të pranohen dhe respektohen plotësisht." Tek njerëzit transgjinorë nuk mund të përcaktohet qartë gjinia. Shkaqet mund të jenë kromozomet seksuale, por edhe kushtëzimi hormonal.

Vendim historik!

Institucioni Federal i Antidiskriminimit, një autoritet, që është krijuar para dhjetë vjetësh, e vlerësoi vendimin si historik. Drejtuesja e këtij autoriteti Christine Lüders mendon, se vendimi përcakton qartë edhe se martesa për të gjithë, që u vendos në verë në Bundestag, vlen edhe për transgjinorët. "ky vendim është një hap i madh në aspektin e të drejtave të njeriut dhe tani ai duhet të pasohet nga rregulla të qarta", thotë për DW Lucie Veith nga shoqata "e njerëzve interseksualë" në bisedë për DW.

Edhe Instituti për të Drejtat e Njeriut, që pati paraqitur një ekspetizë për barazinë gjinore të interseksualëve, e vlerësoi vendimin e kushtetueses.

Disi më me distancë ka reguar zëdhënësi i ministrit të Brendshëm kristiandemokratit Thomas de Maiziere (CDU), Johannes Dimroth, në Berlin: Kjo ministri është përgjegjëse për zyrat e gjendjes civile: "Vendimi është ende i freskët. Nuk dua ta komentoj atë tani, por natyrisht që ne e respektojmë këtë gjykim", u shpreh zëdhënësi.