1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: 1 milionë vende të lira pune

19 Maj 2017

Në Gjermani ka sot mbi 1 milionë vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Si është e mundur kjo disbalancë?

https://p.dw.com/p/2dCzG
Deutschland Ingenieur geht am durch eine Anlage zur Schlackebadvergasungin  in Freiberg
Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Schmidt

Sipas ekspertëve kjo lidhet me transformimin e tregut të punës. Në disa degë, p.sh. në bujqësi apo pylltari nuk ka më nevojë për forca të reja pune. Kurse në sektorë të tjerë kërkesa është tepër e lartë. 

Po a ka në Gjermani mungesë fuqie punëtore të kualifikuar? Alexander Kubis nga instituti IAB thotë se në Gjermani nuk ka një mungesë të tillë në të gjithë vendin dhe në të gjitha fushat e sektorët. Por disa zona dhe sektorë kanë vërtetë probleme për të gjetur fuqi punëtore.

Alexander Kubis Wissenschaftlicher Mitarbeiter am IAB
Alexander KubisFotografi: IAB

Sidomos mjaft vende të lira pune ka ndërkohë në sektorin e logjistikës dhe të magazinimit. Po ashtu mungesë dhe nevojë ka në sektorin e ndërtimit, si dhe të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.

Alexander Kubis thekson nga ana tjetër se shumë ndërmarrje sot shpenzojnë shumë më tepër ditë për të gjetur një person të përshtatshëm për vendet e punës se sa në vitin 2010. Kështu sot kjo periudhë është 82 ditë, kurse në vitin 2010 ishte 70 ditë. Sipas tij sot kriter për punësimin është shkollimi dhe cilësia e tij dhe kjo gjë vërehet jo vetëm tek profesionet akademike por edhe tek personat që mbarojnë shkolla profesionale.