1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

'Gjermanët nuk do t'i pëlqejnë asnjëherë menaxherët si Ackermann-i'

Disa gazeta gjermane ne stendë

Shefi i Bankës Gjermane Deutsche Bank, Josef Ackermann, do të qëndrojë edhe tre vjet më shumë nga ç' ishte parashikuar në krye të këtij institucioni bankar. Bordi drejtues ka kërkuar nga Ackermanni, që ai të zgjasë kontratën deri në vitin 2013, njoftoi Deutsche Bank. Ky vendim sot është në qendër të vëmendjes së shtypit gjerman.

Fillimisht në ' Der Tagesspiegel' lexojmë:

" Çështja kryesore është nëse Ackermanni ka mësuar nga gabimet e tij. Ai nuk mund të akuzohet për faktin që banka krijon sërish fitime. Përkundrazi, politika dhe taksapaguesit duhet të gëzohen që banka më e madhe e Gjermanisë i shpëtoi më të keqes dhe nuk ka nevojë për ndihmën e shtetit. Kjo është edhe merita thelbësore e bankierit Ackermann dhe duhet t'i njihet si meritë. Megjithatë këtu qëndron edhe problemi i Josef Ackermann-it. Ai është shumë bankier për të qenë pendestar. Ai nuk e ka marrë ende në konsideratë që bota financiare sipas vullnetit të qytetarëve dhe të politikës duhet të jetë ndryshe nga ajo e parakrizës. Shpirti i popullit zien ndërkohë që bankieri më i rëndësishëm i Republikës nuk e kupton atë. Siç duket ai nuk e ka kuptuar kurrë ashtu siç duhet", thuhet ndër të tjera në komentin e gazetës 'Der Tagesspiegel'.

Ndërkaq në 'Süddeutsche Zeitung' të Mynihut po për të njëjtën temë lexojmë:

"Gjermanët megjithatë nuk do t'i duan e as t'i pëlqejnë asnjëherë menaxherët si Ackermann-i. Kjo për faktin se ata jetojnë në iluzione se vendi i tyre mund të ketë koncerne me përmasa botërore, por drejtues të koncerneve që mbeten të vegjël. Qytetarët gjermanë dëshirojnë ndërrmarrje, të cilat eksportojnë në mbarë botën produktet 'made in germany' dhe menaxherë të cilët nuk biejnë në sy. Bosat duhet të futen në sistem bile më së miri do të ishte të nënrendohen dhe nënshtrohen; menaxherët duhet të krijojnë vende pune por mos të thonë asgjë", nënvizon 'Süddeutsche Zeitung'.


Autor: dpa/Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 29.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HgQm
  • Data 29.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HgQm