1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermanët me mbipeshë

Gjermanët hanë shumë dhe ushqimin e gabuar. Ky është rezultati i një studimi të ri, që u prezantua të mërkurën (30.01.) në Berlin nga ministri për konsumatorë, Horst Zehofer (Seehofer).

default

Mbipesha problematike për shumë gjermanë

Në stacionin e trenit Friedrichstrasse në Berlin. Herët në mëngjes. Njerëzit nxitojnë për në punë, por në njëfarë mënyre e gjejnë kohën për të blerë edhe një racion të dytë për mëngjes: "Pulë me kërri, falafel, dyner, salçiçe kërri me patate të skuqura dhe majoneze, Big Mac", këto janë ushqimet më të shitura. "Asnjëri nuk ka kohë të presë, tre minuta më së shumti, dhe largohet nga radha. Prandaj edhe ne duhet të jemi të shpejtë", thotë njëra nga shitëset.

Mbipesha rëndon arkat e sigurimeve shëndetësore

Por të gjithë këto dyqane të ushqimit të shpejtë janë bërë problem për shumë gjermanë. Sipas studimit më të ri, gati 60 përqind e popullsisë këtu vuan nga mbipesha, që do të thotë, 15 përqind më shumë se 20 vjet më parë.

Horst Seehofer soll Agrarminister werden

Ministri Horst Zehofer

Ministri për çështjet e konsumatorëve Horst Zehofer dëshiron ta luftojë këtë fenomen që është kthyer në një problem serioz për sigurimet shëndetësore në vend. "Ne nuk do të reagojmë ndaj këtyre rezultateve duke shpallur konkursin e ndalimeve," thotë ai, "por duke përmirësuar nivelin e informacionit dhe edukimit. Edukimi shëndetësor duhet të fillojë që në kopësht, kjo është shumë e rëndësishme, dhe gjithashtu ne kemi nevojë për ambalazhime ushqimesh që tregojnë qartë sasinë e proteinave, sheqerit e kripës."

Vetëdijë për ushqimin e shëdetshëm

Shumica e organizatave të konsumatorëve preferojnë modelin britanik të ambalazhimit. Ky është i ngjashëm me atë të qarkullimit rrugor, ku ngjyra e gjelbër do të thotë "mirë" dhe ajo e kuqe të paralajmëron "Kujdes , mos ha shumë!". Ministri Zehofer nuk pajtohet me këtë sistem, pasi ai është tepër thjeshtëzues. Por favorizuesit e këtij modeli thonë se kjo mënyrë është shumë e mirë për të zvogëluar polarizimin e shoqërisë, sepse vetëdija për ushqim të shëndetshëm është shumë më e zhvilluar tek ata me shkollë. Por nuk është vetëm niveli arsimor i konsumatorit, ai që krijon dallimin, por edhe çmimi. Të ashtuquajturat prodhime bio janë zakonisht më të shtrenjta.

Sqarim: Në studim mbipesha është llogaritur sipas indeksit peshë-gjatësi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: Pesha (kg) pjesëtuar për gjatësinë në katrorë (në metra). Në se vlera është më e madhe se 25, atëherë trupi konsiderohet me mbipeshë.

  • Data 31.01.2008
  • Autor Peter Hille
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzzO
  • Data 31.01.2008
  • Autor Peter Hille
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzzO